Situata në Korçë/ Zjarr edhe në Vithkuq, flakët shkrumbojnë 3 hektarë shkurre e pyje, rrezikohet Manastiri i Shën Pjetrit

0

Zjarri ka përfshirë dhe zonën turistike të Vithkuqit në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se zjarri i është afruar dhe manastirit të Shën Pjetrit.
Kanë qenë banorët ata që kanë sinjalizuar zjarrfikësit.

“Deri në këto momente është djegur një sipërfaqe prej 3 ha shkurre e pishash. Flakët po përhapen me shpejtësi, çka rrezikon dhe monumentin e kulturës, Manastirin e Shën Pjetrit. Banorë dhe zjarrfikës po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë ka ardhur edhe një zjarrfikëse nga Pogradeci”, raportoi gazetarja Kodra. / BW

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here