Situatë e jashtëzakonshme në Shkodër nga shkarkimet e hidrocentraleve/ Mijëra hektarë tokë dhe qindra banesa të përmbytura

0

1855 hektarë tokë dhe 482 banesa janë përmbytur në Shkodër gjatë natës së kaluar, për shkak reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimeve të hidrocentraleve.

Autoritetet njoftojnë se hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënoi kuotën 7.50 m, ndërsa hidrometri i lumit Drin shënoi kuotën 7.40m, nga 7.50 m që është maksimumi.

Në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)

Në njësinë administrative Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Në njësinë administrative Guri i Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Në njësinë administrative Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative, Gur i Zi, Bërdicë, Lagja Nr.4, Lagja nr. 1.

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 persona), ndërsa pjesa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa; Guri I Zi 250 banesa; Bërdicë 102 banesa; Lagja Nr.4, 30 banesa; Lagja nr. 1, 100 banesa.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here