Situatë e pazakontë e motit të keq edhe në Pukë, izolohen disa akse rrugore, kryebashkiaku: S’kemi financa të përballojmë dëmet

0

Situata e motit të keq ka qenë e pazakontë edhe në zonën e Pukës. Si pasojë e rrëshqitjeve të dherave, janë izoluar disa akse rrugore që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative. Dëmtime ka pasur edhe në disa ura duke bërë të pa mundur që nxënësit të shkojnë në shkollë. Në disa fshatra mungesa e energjisë është prezentë si pasojë e këputjes së linjave dhe djegies së transformatorëve.

“Shumë rrugë dhe vende u dëmtuan nga intensiteti i lartë i reshjeve. Ne bëmë takimin me shtabin e emergjencave për të monitoruar dëmet e shkaktuara. Ky është dëm i madh, i pamundur për t’u përballuar nga financat e bashkisë. U bëj thirrje qytetarëve, sepse pavarësisht se situata është e rëndë ne do u vijmë në ndihmë. Bashkia është pranë tyre, qoftë për transport, ndihma, ushqime etj.”- tha Gjon Gjonaj.

Bashkia e Pukës ka nisur punën për nxjerrjen nga izolimi te fshatrave të izoluara, ndërsa për rikthimin e normalitetit duket se do të jetë e pamundur si pasojë e mjeteve të kufizuara dhe financave të pamjaftueshme për përballimin e dëmeve të tilla.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here