Skema mbështetëse e librave falas, ministrja Kushi: Do të përfitojnë 280 mijë nxënës, ulim barrën financiare për familjet shqiptare

0

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka publikuar në Facebook disa foto nga procesi i shpërndarjes së librave falas në shkolla të ndryshme të vendit.

“Në shkolla të ndryshme të vendit vijon shpërndarja e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë mes klasave 10-12”, shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj.

Sipas ministres falë kësaj skeme mbështetëse nga qeveria mbi 280 mijë nxënës do të përfitojnë.

“Falë kësaj skeme mbështetëse nga ana e qeverisë shqiptare, këtë vit shkollor është 280 mijë numri total i nxënësve përfitues duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e barrës financiare të familjeve shqiptare, si dhe duke pajisur #nxënësit me botimet më prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here