Skemë kontrabande me shitjet online, burg për tre administratorët e magazinave, dy lihen në ‘arrest shtëpie’

0

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për 6 administratorët e arrestuar të magazinave industriale në kryeqytet, të cilët përdornin skema kontrabande për të shmangur detyrimet fiskale. Malli i sekuestruar kapte vlerën e 1 mln eurove.

Mësohet se gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ për Anxhela Daut, 30 vjeçe. Për Manol Lekaj, 34 vjeç u caktua masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Gjithashtu e njëjta masë sigurie është caktuar edhe për Bruno Sanija, 37 vjeç dhe Eduard Gjura, 38 vjeç.

Ndaj Kejvi Sulaj, 25 vjeç, u caktua masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndërsa për Bledar Çele, 44 vjeç u caktua masa e sigurisë ‘detyrim për t’u paraqitur’.

Në magazinat e bllokuara janë sekuestruar pakon e mallrave kontrabandë, pa faturë fiskale. Të arrestuarit në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria në mënyrë kontrabandë pa iu nënshtruar tarifimit doganor dhe duke shmangur detyrimet tatimore.

Nga kontrolli është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjislacionit përkatës. Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurrencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here