“S’keni pse të shkoni në Venecia”, PD nxjerr pamjet nga ish-Këneta e përmbytur: Pas Galasë së mbrëmshme uroj t’i ketë dalë pija kryeministrit dhe kryetares së bashkisë

0

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysa ka publikuar pamje nga përmbytjet në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku prezencë ujë ka në disa banesa.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Hysa thekson mes ironisë se qytetarët nuk kanë pse të shkojnë në Venecia, pasi Dako dhe Sako janë munduar t’ua sjellin sa më afër Italinë.

REAGIMI I HYSËS
Situata sot në zonën e Kënetës vazhdon si gjithmonë me problematikën e përmbytjeve. Me e keqja është se ujrat e zeza po dalin nga pusetat në oborret e shtepive të qytetarëve të Durrësit ndërkohë që pritet përkeqësim i rreshjeve.
Nuk keni përse të shkoni deri në Venecia, këtë të fundit për mbi 20 vite vazhdojnë ta sjellin më pranë jush Dakot e Sakot.
Pas Galasë së mbrëmshme uroj t’i ketë dalë pija kryeministrit dhe kryetares së bashkisë.
Durrësi i lënë në mëshire të fatit ende s’kanë dëmshpërblyer përmbytjet e 2018, dëmet e tërmetit të 2019, imagjino tani…
Qytetaret e Durrësit në mëshire të fatit edhe në 2022

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here