Sonte në “Vrasje të Vogla”/ Arzu dhe Mehmet divorcohen

0
1

Nilaj këmbëngul të jetë në gjykatë gjatë procesit të divorcit, por Arzu nuk e lejon. Serhan i ankohet Merves për faktin që e ka bërë kryetar të këshillit të lagjes. Merve mendon se Serhan e ka inat Ojan dhe i tregon atij se ka në plan që ta martojë Ojan me Edipin. Këshilli pëlqen idenë e Ojas për rindërtimin e parkut. Oja nervozohet dhe nuk
arrin të prezantojë siç duhet projektin para Serhanit. Serhanit i bëhet qej pasi e kupton që Oja ndjen diçka për të. Serhan bindet se Edip nuk është në të vërtetë i dashuri i Ojas dhe se ata po shtiren.

Ai i shpreh dyshimet e tij Ojas dhe e siguron se do të nxjerrë të vërtetën në pah. Merve përgatit një shportë me ëmbëlsira për rastin e divorcit të Arzus. Serhan i kërkon Merves të organizojë një darkë ku të ftojë Edipin dhe Ojan. Nilaj shtiret si e sëmurë që të mos shkojë në shkollë. Arzu nuk i lejon mikeshat që ta shoqërojnë në gjykatë. Nilaj shkon në gjykatë pa dëshirën e Arzus. Burxhu është e vendosur të jetë pjesë e gjyqit, por Mehmet nuk e lejon duke i thënë se në praninë e saj Arzu mund ta kthejë gjyqin në çështje tradhëtie. Avokatja nxehet me Arzun që po e mbron Mehmetin në gjyq.

Nilaj ulet në krahun e Arzusë gjatë gjyqit. Arzu dhe Mehmet ndahen nga njëri tjetri me kompromis. Ata përloten gjatë procesit. Nilaj pëson një krizë paniku kur kupton se prindërit e saj janë të divorcuar me të vërtetë. Ajo nuk e lejon Mehmetin t’i afrohet duke e akuzuar atë se ka hequr dorë prej tyre. Arzu i ofron mbështetje Nilajit. Mehmet largohet duke u ndjerë fajtor. Merve fton Ojan dhe Edipin për darkë, por Oja e refuzon duke gënjyer se Edip është i zënë. Merve kërko të takohet personalisht me Edipin. Edip shtiret si shumë i dashuruar me Ojan para Merves.

Edip ofendohet kur Oja thotë se ata as nuk shkojnë si çift. Pelin dhe Merve kontrollojnë shtëpinë e Ojas për të parë nëse ka gjurmë të Edipit në shtëpinë e saj.

Merve fut dyshime në mendjen e Ojas duke i thënë se Edip i ka rrëfyer asaj se ka qenë gjithmonë i dashuruar me Ojan, edhe në gjimnaz. Nilaj nuk pushon dot së qari. Arzu e siguron Nilajin se Mehmet do të jetë pjesë aktive e familjes së tyre. Pelin dhe Merve i shkojnë Arzus për ngushëllim. Nilaj sillet ashpër me Merven duke e fajësuar atë për ardhjen e Burxhusë në jetën e tyre dhe e përzë atë. Merve dhe Pelin largohen të ofenduara dhe nuk e marrin mundimin të mbështesin Arzun. Serhan i dedikon kohën e tij të lirë Milas, por Merve i ndërpret. Arzu është e dëshpëruar nga divorci, por e forcon veten për Nilajin. Oja shkon në shtëpinë e Arzus, por ndryshe nga Merve dhe Pelin ajo gjen gjuhën e duhur me Nilajin. Oja dhe Nilaj kalojnë një mbrëmje vajzash në shtëpinë e Ojas,
ndërsa i lënë mndësi Arzus të largojë dëshpërimin përmes të qarës./paloma

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here