Sonte në “Vrasje të Vogla”/ “Edip kërkon hakmarrje”

0
4

Serhan vë re ftohtësinë e Ojas ndaj Edipit dhe bindet se mes tyre nuk ka lidhje të vërtetë. Oja nuk e lejon Serhanin që t’i shprehë asaj ndjenjat. Galip nxehet me Rizan dhe i dërgon policisë prova për mashtrimin e kompanisë së Serhanit. Riza arratiset nga frika. Policia planikon arrestimin e Serhanit. Edip vendos të tregojë para Tajlanit dhe Serhanit historinë e mashtrimit të Merves dhe Pelinit në gjimnaz. Merve dhe Pelin tremben, ndërsa Serhan dhe Tajlan bëhen kuriozë. Merve dhe Pelin kanë qenë shumë të shpërqëndruara në shkollë, ndërsa Oja ka qenë gjithmonë studente e mirë. Edip është i vendosur tëmarrë hak ndaj vajzave. Oja shpëton vajzat duke mos e lejuar Edipin që të tregojë për kurthin që i kanë ngritur vajzat kur ishin në gjimnaz.

Merve dhe Pelin ndihen mirënjohëse ndaj Ojas. Oja i rrëfen Edipit se i ka mbrojtur vajzat pasi nuk ka dashur që të bjerë në rolin e viktimës dhe njerëzit të ndjejnë keqardhje për të. Edip mendon se arsyeja është Serhani dhe e siguron Ojan se ka për t’i treguaar atij të vërtetën. Serhan pyet Merven rreth historisë së gjimnazit, por ajo nuk i tregon të vërtetën. Serhan mendon për Ojan gjatë gjithë natës. Merve dhe Pelin e kuptojnë se Edip
kërkon të marrë hak prej tyre dhe vendosin të sqarohen me të. Edip refuzon telefonatat e Merves. Profesori i letërsisë i kërkon Pelinit dhe Merves të organizojnë një mbrëmbje poezie sëbashku. Burxhu i kërkon falje Mehmetit dhe ai e fal.

AJo blen dhurata për fëmijët që t’i bëjë qejn Mehmetit dhe e bnd atë që të riorganizojë një takim me fëmijët.
Arzu ballafaqohet me Serhanin në lidhje me çështjen e mashtrimit në kompani. Serhan i thotë Arzusë se është më mirë për të që të mos ketë informacione rreth problemit në kompani. Arzu i ofron ndihmë Serhanit dhe i premton atij se nuk do t’i tregojë asgjë Merves rreth problemeve. Enver nuk ndahet nga Arzu asnjë
çast. Merve i shkon Edipit në shtëpi. Ajo mendon se Edip kërkon diçka në
këmbim të heshtjes. Edip i rrëfen se është i vendosur të zbulojë të vërtetën Merve i lutet Edipit të heshtë. Arzu arrin të bind një klient të rëndësishëm të punojë për Serhanin. Merve i tregon Pelinit se Edip është i vendosur për
hakmarrje. Pelin dëshpërohet pasi e di që Tajlan do të divorcohej prej saj po të dinte të vërtetën. Këshilli i lagjes vendosin të ndërtojnë parkun e fëmijëve.

Serhan humbet vëmendjen kur shikon Ojan. Ai i bethet Ojas se do të zbulojë të vërtetën që ajo fsheh. Pelin dhe Merve vendosin të shkojnë me pushime sëbashku me bashkëshortët në mënyrë që t’i largojnë ata nga Edipi. Serhan detyrohet të pranojë edhe pse nuk dëshiron./paloma

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here