Sonte në “Vrasje të Vogla”/ Nilaj mëson tradhtarin e vërtetë, Merve i thotë Pelinit se ka ndërmend që të vrasë Ojan

0
2

Serhan ndjek pas Ojan dhe nuk e lejon të largohet e vetme nga festa. Oja del për të parë qytetin në mes të natës dhe Serhan i jep asaj xhaketën e tij. Oja e dehur i rrëfen Serhanit se nuk është aspak natyrë romantike. Serhan dhe Oja përfundojnë shumë pranë fizikisht dhe për pak sa nuk puthen. Burxhu njihet qëllimisht me Nilajin duke e bërë të duket çdo gjë si rastësore. Ajo ofrohet t’i japë kurs pilateje dhe arrin ta bind. Nilaj nuk pranon të flasë me Arzun dhe ha ushqim e ndarë. Arzu nis t’i tregojë të bijës për tradhtinë, por nuk ja del dot pasi nuk dëshiron t’i thyejë asaj zemrën.

Profesori kupton se Oja ka qenë e dehur. Oja nuk i tregon atij asgjë rreth Serhanit. Mbrëmja e bamirësisë së organizuar nga Merve dhe Pelin ka organizuar në një sukses të madh. Merve mbron Ojan para Pelinit duke i thënë se ajo është një njeri i mirë. Pelin bëhet dyshuese. Merve bën shaka duke i thënë Pelinit se ka ndërmend që të vrasë Ojan. Arzu pyet vajzat nëse po e mbajnë ende në punë Burxhun. Merve dhe Pelin shtiren si të ofenduara.

Burxhu i propozon Mehmetit ta lejoj atë të takohet me Nilajin në mënyrë që në gjyq Nilaj të dëshmoj se Mehmet dhe Burxhu janë njohur falë saj. Burxhu ka punësuar një hakër për të fshirë fotogratë e saj dhe të Mehmetit në
celularin e Arzus. Oja nuk shkon më takimet e mëngjesit me Serhanin tek qeni. Serhan mërzitet
dhe ndjen mungesën e Ojas. Mehmet dërgon fëmijët për mëngjes jashtë. Burxhu sillet sikur ka ardhur rastësisht dhe Nilaj e fton që t’u bashkohet. Nilaj bëhet dyshuese kur shikon Burxhun dhe Mehmetin pranë njëri tjetrit. Ajo u kërkon atyre që të bëjnë një fotografi sëbashku. Nilaj largohet më herët nga tryeza, por nuk e jep veten sikur e ka kuptuar të vërtetën. Mehmet dhe Burxhu gëzohen pasi mendojnë se Nilaj po i pranon si çift. Nilaj takon Arzun dhe i kërkon asaj falje për akuzat e rënda duke qarë.

Arzu i lutet Nilajit që të mos i tregojë të vërtetën Ajazit. Nilaj i premton Arzus se ka për ta mbrojtur edhe kundër të atit. Merve i rrëfen Pelinit se ka ndërmend të rimarrë Burxhun në punë. Merve fton Ojan në shtëpinë e saj për t’i dhënë produkte për përkujdesjen e bimëve në klinikën e saj. Oja preket kur mëson se Serhan është në shtëpi dhe largohet herët në mënyrë që të mos ballafaqohet me të./paloma

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here