Sonte në “Vrasje të Vogla”/ Oja i rrëfen Merves dhe Pelinit dashurinë e saj

0
2

Tajlan dërgon të birin në të njëjtën ndeshje si Mehmet Ajazin. Pelin e ndalon Tajlanin të takohet me Mehmetin. Tajlan takohet fshehurazi me Mehmetin dhe shkojnë sëbashku në ndeshje. Arzu i mban qëndrim Mehmetit duke mos i folur. Pelin dhe Merve i shkojnë Ojas në shtëpi për të mësuar më shumë rreth të dashurit të saj. Oja e pranon se ka një të dashur dhe shtiret si shumë e dashuruar para tyre. Merve i kërkon Ojas ta prezantojë me të dashurin e saj duke e ftuar atë për darkë në shtëpinë e saj dhe të Tajlanit. Oja i tregon Edipit për situatën e krijuar
me Merven për faj të estetistes. Edip nxehet që Oja ka gënjyer Merven se ka të dashur me qëllim që të mbronte
Serhanin nga zbulimi i të vërtetës. Oja i premton Edipit se nuk do të takohet më me Serhanin. Oja i kërkon kryetarit të lagjes që të rindërtojnë parkun e fëmijëve.

Kryetari vendos të heq dorë nga detyra e tij dhe i propozon Ojas që të kandidojë për të qenë kryetare. Merve nxehet kur mëson se kryetari i caktuar prej saj ka vendosur të lërë punën. Merve nuk dëshiron që të jetë vetë pjesë e këshillit, por nxehet kur mëson se Oja dëshiron rindërtimin e parkut të fëmijëve që ndodhet pranë shtëpisë së saj. Ajo detyron Serhanin të bëhet kryetari i ri i këshillit të lagjes. Mehmet harron që është ndarë me Arzun dhe pas ndeshjes kthehet në shtëpinë e tyre duke u sjellë njësoj si më parë. Arzu sillet ashpër me Mehmetin dhe atë e vret ndërgjegjia. Mehmet vë re se Arzu është e lumtur edhe pa të. Mehmet kalon natën në zyrë duke qarë për familjen e humbur.

Serhan merr detyrën si kryetar, por habitet kur mëson se edhe Oja është bërë pjesë e këshillit. Oja dhe Serhan shmangin komunikimin me njëri tjetrin gjatë mbledhjes. Burxhu nxehet kur mëson se nuk mund të blejë dot asnjë shtëpi në lagje dhe e kupton se kjo ka lidhje me Merven. Oja shtyn darkën në shtëpinë e Merves. Merve dhe Pelin bëhen dyshuese se i dashuri i Ojas nuk ekziston në të vërtetë prandaj e presionojnë Ojan për takimin. Burxhu nuk mërzitet që Mehmet ka kaluar natën jashtë shtëpisë, por për faktin që nuk blejnë dot shtëpi në lagje. Oja detyrohet të lërë një darkë me Merven dhe i tregon Edipit se planikon të shkojë e vetme në të. Merve dhe Pelin ftojnë edhe Arzun për darkë duke i thënë se do ta prezantojnë me të dashurin e Ojas.

Serhan nxehet me Merven kur mëson se ka organizuar një darkë mes një jave pune. Ai nxehet edhe më shumë kur mëson se Oja do t’i prezantojë me të dashurin e saj. Arzu tenton të pyes Serhanin për problemet në kompani, por i ndërpresin. Tajlan i kërkon falje Serhanit për spekullimet rreth Ojas. Oja shkon e vetme për darkë duke thënë se të dashurit të saj i ka dalë një punë e papritur. Merve dhe Pelin zhgënjehen./paloma

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here