Sonte në “Vrasje të Vogla”/ “Serhan rifiton respektin e klientëve”

0
2

Edip i rrëfen Ojas se është shpërngulur në lagje prej saj. Ai mërzitet kur mëson
se Serhan i ka propozuar Ojasë një lidhje.
Merve shkon në dyqanin më të frekuentuar të lagjes dhe qeras zonjat e tjera për
të rituar pozitat e saj. Arzu i dhuron klientëve të sajë nga një dhuratë për gratë.
Merve fton gratë e ish klientëve të Serhanit për darkë. Burrat e tyre nuk
pranojnë duke mos falur Serhanin për humbjen e parave të tyre.

Arzu organizon festën e kompanisë të njëjtën ditë me Merven për të angazhuar
klientët. Merve duhet të bind një grua të famshme biznesmene të marrë pjesë në
festën e saj në mënyrë që të tërheqë ish klientët e Serhanit.
Arzu dhe Enver mërziten kur kuptojnë se klientët e tyre zgjedhin të shkojnë në
festën e Mervesë dhe më pas në festën e tyre të hapjes. Mehmet shkon në
shtëpinë e Arzusë pasi mendon se ajo është vetëm. Mehmet i bën skenë xhelozie
Enverit kur e shikon vetëm për vetëm me Arzun në shtëpi. Arzu nxehet me
Mehmetin dhe e përzë atë.

Pelin nuk e përballon dot stresin e të qënurit kryetare. Tunç vë re se Pelin është
e mërzitur dhe tenton ti afrohet. Pelin sillet ashpër edhe me të.
Serhan nuk është në dijeni të planit të Mervesë dhe nxehet me të kur mëson për
festën. Ai përfshihet menjëherë në rrymën e punës dhe arrin të ritojë besimin e
klientëve. Askush nuk shkon në festën e hapjes së kompanisë së Arzusë dhe
Enverit.
Mehmet i dhuron Arzusë lule për ti kërkuar asaj falje, por e gjen duke qarë. Arzu
i tregon Mehmetit për problemet e saj në kompani. Mehmet i rrëfen Arzusë se
është penduar për divorcin dhe e puth atë. Arzu e refuzon.

Serhan nuk e fal Merven për faktin që nuk ka respektuar dëshirën e tij për të
ndryshuar profesionin.
Serhan largoohet nga Merve për t’i shkuar pranë Ojasë. Oja ndryshon
vendodhjen e klinikës së saj dhe Serhan e ndihmon. Në lagje përhapet lajmi i
shpetimit të kompanisë nga Serhani./paloma

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here