Sonte në “Vrasje të Vogla”/ “Turunxh ndjek pas Pelinin”

0
5

Arzu e pret keq lajmin e martesës mes Mehmetit dhe Burxhusë. Mehmet ndjek
Arzun pas. Oja merr lajmin e konrmimit të konferencës falë ndërhyrjes së
Serhanit dhe ndjen mungesën e tij.
Tajlan këshillon Mehmetin që të heq dorë nga Arzu dhe të zgjedhë të qëndrojë
pranë Burxhusë. Mehmet kupton se Arzu ka ende ndjenja për të. Tajlan dhe
Serhan zgjedhin kostumin e dhëndrit për Mehmetin. Oja i shkon Serhanit në
zyrë për t’i dhënë paratë e konferencës. Serhan lë takimin me Mehmetin
përgjysëm për të shkuar pranë Ojas. Oja shpreson se Serhan do t’i kërkojnë të
kthehen sëbashku,por ai pret të njëjtën gjë.
Merve planikon të marrë hak ndaj Ojas duke mbyllur pistën e vrapit dhe
pishinën. Pelin dhe Merve marrin ftesën e dasmës së Burxhusë me Mehmetin,
por vendosin të mos i shkojnë në dasëm, pasi nuk kanë më asnjë interes ndaj saj.
Burxhu organizon dasmën në Sarmashë. Profesori i letërsisë, Turunxh, rikthehet
fshehurazi në shkollë për të përgjuar Pelinin.
Merve nuk fton Berkun në festën e ditëlindjes së Milës. Mila dhe Berk mërziten.
Pelin e kupton se Merve po e përjashton Berkun nga shoqëria. Pelin nxehet dhe
provokon Merven duke i thënë se do të provojë para Sarmashësë ndarjen e saj
nga Serhani. Turunxh arrin të futet në dhomën e Pelinit dhe thyen foton e saj
familjare.
Pelin vendos të shkojë në dasmën e Burxhusë në mënyrë që të shkaktojë
skandalin para gjithë Sarmashësë. Pelin dëgjon zhurma në shtëpi, por Turunxh
largohet para se ajo ta shikojë. Merve pranon ftesën e Burxhusë pasi ka frikë nga
skandali që mund të shkaktojë Pelin. Mehmet mendon të heq dorë nga dasma. Serhan është i dëshpëruar për të marrë divorcin nga Merve. Oja është e vetmja
që nuk është ftuar në dasmën e Mehmetit me Burxhun. Edhe pse kalon kohë
Merve, Arzu, Pelin dhe Oja nuk pajtohen me njëra tjetrën. Oja vendos t’i tregojë
Mehmetit se Burxhu po e mashtron me shtatzaninë, por Serhan e ndërpret./paloma

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here