Sonte në “XHESURI DHE E BUKURA”/ Hylja flirton me Tahsin, Xhesur e quan Syhan vrasëse…

0
2

Hylja flirton me Tahsinin. Tahsin i bën të qartë Hyljas se dashuron Adaletin. Korhan kalon natën jashtë dhe Xhahide fillon të dyshojë se ai ka një dashnore. Syhan dhe Xhesur kërcejnë së bashku.

Syhan përgjon bisedën e dashnores dhe zbulon që ajo do të takohet me të dyshuarin për vrasjen e Fygenit pas dasme. Korhan e kupton se Xhahide është xheloz për të. Një e ftuar ngacmon Xhesurin, por ai e refuzon pasi nuk do të lëndojë Syhanin.

Xhahide i hyn Korhanit në shtrat. Korhan e thërret me një tjetër emër dhe Xhahide nxehet. Xhesur pyet Syhanin se pse nuk i ka treguar më parë që nuk ka qenë shtatzënë, pasi për fëmijën do të kishte ndryshuar çdo gjë. Xhesur e quan Syhanin vrasëse.

Syhan e quan Xhesurin fajtor për vrasjen e Fygenit. Xhesur preket dhe Syhan i kërkon falje. Tahsin takon Adaletin në burg. Riza i bashkohet takimit të tyre dhe Tahsin nxehet me të. Xhahide i përgatit mëngjesin Korhanit, por ai ende sillet sikur ka një femër tjetër.

Xhahide braktis Korhanin. Syhan dhe Xhesur ndjekin dashnoren e të dyshuarit dhe përfundojnë duke shkuar në shtëpinë e tij. Xhesur nuk e lejon Syhanin të komunikojë me të dyshuarin. Ai i rrëfehet se dikush e ka kërcënuar dhe prandaj është detyruar që të aarratiset. Tahsin arrin të hapë një kompani të re./paloma.net

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here