Sonte në “XHESURI DHE E BUKURA”/ Syhan merr vesh se është shtatzënë dhe aborton, Xhesur “çmendet”. Korhan i vendos kushte Xhahides

0
2

Tahsin pushon nga puna gjysmën e punëtorëve të kompanisë Korludag. Bylent bisedon me Syhanin, në ato momente Xhesuri i sheh sëbashku.

Xhesuri nxit punëtorët që të shkojnë në greve. Syhan grindet keq me Tahsinin dhe bashkohet me Xhesurin sërish për t’u hakmarrë.

Çfarë do të vendos Korhan në lidhje me Xhahidenë? Bylent bind Mihribanin që t’i tregojë Xhahides adresën e shtëpisë së re të Korhanit.

Syhan shkon te vizitohet dhe merr vesh që është shtatzanë. A do e ndajë ajo me Xhesurin këtë lajm të bukur?

Syhanit i prishet makina në rrugë dhe Xhesur e fton të shkojnë me makinën e tij edhe pse ende i mban qëndrim që ka abortuar fëmijën e tij. Shirin ndalon Saliun që t’i japë para Rizas. Sali ka planifikuar një mënyrë për të hequr qafe Rizan. Xhesur debaton me Syhanin që ka abortuar dhe e fajëson atë për situatën ku ndodhen. Syhan fajëson Xhesurin për fundin e tyre.

Xhahide bind Korhanin se Hylja po e kërcënon me jetën e vajzës së tyre. Xhesur dhe Syhan debatojnë sepse Syhan nuk dëshiron që Xhesur të takojë mikeshën e tij. Xhesur shkon me këmbëngulje për të folur me vajzën e personit që dyshohet si vrasësi i Fygenit. Ai ka muaj që është larguar nga Korludag.

Xhesur mëson se ai ka një dashnore dhe vihet në kërkim të saj. Tahsin luan me Myzaferin dhe Hyljas i bëhet qejfi. Korhan pranon Xhahiden në shtëpinë e tij për të mbrojtur fëmijën dhe i kërkon asaj të pastrojë dhe të gatuajë. Xhesur dhe Syhan shkojnë në hotelin ku punon dashnorja e të dyshuarit dhe për të zënë një dhomë shtiren sikur janë të ftuar në dasmën që organizon hoteli.

Xhesur dhe Syhan detyrohen të qëndrojnë në të njëjtën dhomë. Sali heq dorë nga puna me Rizan. Riza nxehet dhe kërcënon Saliun. Sali i kthen kërcënimin duke i thënë se edhe ai do ta denoncojë në polici nëse e arrestojnë. Kemal e kupton se Shirinin po e shqetëson diçka. Syhan përpiqet t’i vjedhë telefonin dashnores, por nuk ia del. Xhesurit i bën përshtypje fakti që Syhan merr pije analkoolike./paloma.net

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here