Sot merr jetë Liga e Kombeve, një shans i shtuar i kuqezinjve për Europianin

0

shqiperia-festa-e-golit-izrael-kombetarja1-470x337

Kombëtaret europiane nuk do të kenë më mundësinë për të kërkuar shumë ndeshje miqësore, por do të marrin pjesë në turneun e ri, Ligën e Kombeve. Pas një viti, menjëherë pas Botërorit “Rusi 2018”, në muajin shtator, do të startojë formati i ri i përballjeve mes kombëtareve europiane.

Ky kompeticion do të bëjë të mundur që të ketë më shumë përballje mes skuadrave të mëdha, më pak miqësore, më shumë përballje me vlerën e tri pikëve dhe më shumë konkurrencë për të qëndruar në Ligën A, e cila dihet që tani që do të ndahet në katër grupe.

Kjo “elitë”, mbi të gjitha, do të ofrojë më shumë të ardhura nga të drejtat televizive për federatat e futbollit, një nga objektivat parësorë të Platinisë që kur e ka iniciuar këtë kompeticion.

Në pamje të parë, mekanizmi se si do të funksionojë ky kompeticion është disi i komplikuar, por do të shndërrohet në diçka spektakolare për sportdashësit dhe jo vetëm, sidomos në momentin kur do të mbërrihet në “katërshen finale”. Nga sot, UEFA do të prezantojë gjithçka në Gjenevë ku edhe do të miratohet axhenda, kalendari dhe rregullorja finale për Ligën e Kombeve.

Shqipëria – Katër ndeshjet e lëna nga De Biazi për Panuçin shërbyen jo vetëm për objektivin e arritjes në vendin e tretë në grup. Trajneri i ri i përfaqësueses, Kristian Panuçi, do të ketë edhe një vit kohë për t’u përgatitur, por për Ligën e Kombeve më parë sesa për kualifikueset e “Euro 2020”.

Shorti – Pas një turneu të madh, menjëherë në shtator starton gara e kualifikueseve për një tjetër kompeticion të madh. Rregulli me të cilin kanë funksionuar kualifikueset deri tani në kontinent nga shtatori i vitit 2018 do të ndryshojë. Të 55 kombëtaret europiane do të ndahen në katër Liga (kategori): A, B, C, D.

Vendosja dhe qëndrimi në secilën prej tyre do të jetë me sistem ngjitjeje dhe zbritjeje. Liga A përmban 12 skuadrat më të mira në bazë të renditjes në UEFA për Kombëtaret. Të 12 këto skuadra përfaqësuese do të ndahen në 4 grupe me nga 3 ekipe që do të përballen mes tyre. Gjithçka do të përcaktohet dhe saktësohet në shorteun e Lozanës më 24 janar 2018, ku do të kompozohen katër grupe me nga tri skuadra dhe pastaj sipas ndarjeve edhe në Ligat e tjera. Kompeticioni – Katër ndeshjet e grupit me sistem vajtjeardhje do të zhvillohen mes muajve shtator dhe nëntor 2018. Skuadrat fituese të katër grupeve në secilën Ligë (A, B, C, D), kualifikohen për në “katërshen finale” në qershor 2019:

Shorti-470×676

Dy gjysmëfinale dhe një ndeshje finale ku do të ketë edhe fitues të Ligës. Skuadrat që mbeten në fund të çdo grupi zbresin një Ligë më poshtë. Kjo praktikë do të ndiqet çdo dy vjet.

Bileta për “Euro 2020” – Përveç të tjerave, Liga e Kombeve është një mundësi që të dërgon në “Euro 2020”. Mes fundit të 2018-ës dhe në fillim të 2019-ës do të shortohen të 10 grupet e kualifikuesve të Europianit: 5 grupe nga 5 skuadra (në të cilat do të jenë edhe 4 finalistët e Ligës së Kombeve) dhe 5 grupe nga 6 skuadra, që përbën edhe totalin e 55 kombëtareve europiane.

Dy të parat e secilit grup shkojnë direkt në fazën finale të Europianit, që në total janë 20. Në fakt, mungojnë 4, pasi finalet e Europianit që do të zhvillohen në disa vende të ndryshme, nuk do të ketë një “mikpritës” që siguron të drejtën e pjesëmarrjes automatikisht. Liga e Kombeve, në të katër Ligat, do t’i garantojë biletën e kualifikimit direkt ekipit që shpallet fitues i saj, edhe nga ajo D.

“Big”-ët – Si për çdo gjë të re që vihet në zbatim, edhe për këtë format ekzistojnë disa pyetje që pritet të mësohen me kalimin e kohës kur të zbardhet gjithçka mbi funksionimin. Çfarë ndodh në rast se njëra prej skuadrave fituese të serive (A, B, C, D) do të ketë siguruar kualifikimin në Europian me anë të fazës kualifikuese?

Atëherë mundësia e kalimit në Europian i ofrohej atij ekipi në atë grup që nuk është kualifikuar për në fazën finale të kompeticionit. Momentalisht duket e thjeshtë, por mjafton të shohësh emrat e skuadrave të mëdha të Ligës A për të kuptuar se sa e vështirë dhe e komplikuar do të jetë për këdo që të fitojë biletën për në “Euro 2020”./p.sport

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here