Soylu qorton politikat e Britanisë dhe Holandës: Ne nuk jemi hoteli i askujt për pjesëtarët e DEASH-it

0
5

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu i ka kritikuar vendet e huaja për shkak të mosmarrjes së përgjegjësisë për shtetasit e tyre të cilët luftuan në radhët e organizatës terroriste DEASH duke porositur se “Turqia nuk është hoteli i askujt për vendosjen e pjesëtarëve të DEASH-it”.

Soylu pas vizitës në Panairin e Prodhimit dhe Teknologjisë në ATO Congresium në Ankara është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me lajmet se Holanda ka nisur procesin për të nxjerrë nga shtetësia pjesëtarët e DEASH-it shtetas holandezë që janë kapur në Turqi.

Ai tha se një pjesë e pjesëtarëve të DEASH-it që janë kapur në rajonin Ras Al-Ayn dhe Tel Abyad janë turq dhe një pjesë janë shtetas të vendeve të huaja.

“Me ata që janë shtetas turq kemi intervista që kryejmë me terroristët e huaj, me fëmijët dhe gratë. Drejtoria jonë e përgjithshme e migracionit dhe njësitë përkatëse për anti-terrorizmin zhvillojnë intervistat dhe ia dorëzojnë Prokurorisë e cila ndërrmer hapat e nevojshme për lidhje me organizatën terroriste. Sigurisht që kjo nuk është e vlefshme për fëmijët”, tha Soylu duke shtuar se shtetasit vendeve të e huaja dërgohen në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” dhe mbahen nëpër burgjet e mbrojtura që ndodhen atje.

Shtetasit e vendeve të huaja do të mbahen për një kohë atje në vendet përkatëse dhe më pas do të dërgohen në vendet e tyre, shtoi Soylu.

Ai ka tërhequr vëmendjen se vendet e huaja po ndjekin rrugën që të mos pranojnë pjesëtarët e DEASH-it duke i nxjerrë nga nënshtetësia. “Ky nuk është një proces i ndërmarrë vetëm nga Holanda, këtë po e bën edhe Britania. Të gjithë po gjejnë rrugën më të lehtë. Kur bëhet fjalë për një pjesëtar të DEASH-it e nxjerrin nga nënshtetësia. Pra e bëjnë pa atdhe. Në këtë mënyrë paraqesin një papërgjegjësi që ata të shkojnë kudo nga vendi ku ata ndodhen. Ky është një proces që duhet të flitet në të gjithë botën në ditët në vijim. Ne nuk jemi hoteli i askujt për pjesëtarët e DEASH-it”, shtoi Soylu.

Duke vënë theksin në marrëveshjet që Turqia ka me këto vende Soylu tha se “Me këto marrëveshje bëhet fjalë për kthimin e këtyre me njëri-tjetrin. Është e papranueshme për ne të thuhet se ‘i kemi hequr nënshtetësinë dhe ju veproni si të dëshironi‘. Kjo në të njëjtën kohë është edhe një papërgjegjësi. Sepse çfarë të bëjmë ne me terroristin tuaj, ku dhe si ta mbajmë? Le të themi se e mbajtëm për një kohë në burg dhe më pas ai lirohet nga burgu”.

“Mos vallë ne duhet t’i japim terroristit tënd nënshtetësi? Ku ta dërgojmë, ose cili vend mund ta mbajë terroristin tënd? Kjo është një nga problemet që na ka mbetur nga rajonet e konfliktit dhe është një nga problemet themelore që bota duhet ta zgjidhë. Shtetasit e vendeve të huaja, pjesëtarë të DEASH-it do t‘i dërgojmë në vendet e tyre pasi të mbahen për një kohë në rajonin e operacionit ‘Burimi i Paqes'”, tha Soylu.

Ai ka folur edhe për procesin e rikthimit të sirianëve që paregjistruar në Stamboll. “Që nga fillimi i 2019 shifra ka arritur në 100 mijë ku deri dy ditë më parë ishte 97 mijë. Çdo ditë në Stamboll kapen 400 deri në 500 emigrantë ilegalë dhe këta rikthehen. Vitin e kaluar në Stamboll u kapën rreth 28 mijë emigrantë ndërsa këtë vit numri ka arritur në 100 mijë. Kjo është vetëm shifra për emigrantët ilegalë, por janë edhe ata që janë të regjistruar dhe qëndrojnë në Stamboll duke jetuar dhe punuar në mënyrë ilegale”, tha Soylu./AA

Na ndiqni ne: https://www.facebook.com/groups/481665645546305/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here