SPANJË – Një valë bronkioliti alarmon spitalet

0

Spitalet spanjolle po përjetojnë një rritje të ndjeshme të rasteve të bronkiolitit, inflamacion viral i frymëmarrjes që prek fëmijët dhe si rrjedhojë edhe një rritje të vështirësive në menaxhimin e shtrimeve në spitale, ku situata është rënduar.

Sipas Organizmit Spanjoll të Reparteve të Urgjencës Pediatrike (SEUP), ka një rritje të shtrimeve në spitale, që janë 40% më të larta se nivelet para pandemisë në këtë periudhë të vitit.

Siç shpjegohet nga specialistët e pediatrisë në median iberike, shqetësimi kryesor është se, këtë vit, rritja e rasteve po regjistrohet me rreth 20-25 ditë më herët se mesatarja, pra nëse infeksionet vazhdojnë të rriten, rreziku qëndron te një kolaps në njësitë e kujdesit intensiv pediatrik në ditët në vijim.

”Planet e emergjencës janë të nevojshme për të zbutur efektet në kujdesin shëndetësor”, thuhet në një deklaratë të SEUP-it.

Ndër arsyet për këtë rritje të paparashikuar të rasteve, sipas pediatërve, ka qenë mungesa e qarkullimit të virusit në dy vitet e fundit për shkak të pandemisë Covid-19 dhe shkallës së ulët të imunizimit te fëmijët e lindur gjatë kësaj periudhe./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here