Spanjë/ Policia arreston ministrin e Ekonomisë së Katalonjës

0

Policia spanjolle ka arrestuar ministrin e Ekonomisë së zonës së Katalonjës në Spanjë, pas një aksioni në disa institucione.

Sipas BBC, ministri Josep Maria Jove u arrestua pasi kërkonte dokumenteve që kanë të bëjnë me referendumin për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja, edhe pse gjykata e ka cilësuar të pavlefshëm një referendum të tillë.

Garda Civile e Spanjës mësyu në disa prej ministrive kryesore në Katalonjë. Ndër institucionet që u kontrolluan janë Ministria e Ekonomisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ndërtesat e Presidencës që ndodhen në Katalonjë.

Drejtuesit lokalë të rajonit të Katalonjës po sfidojnë një vendim gjykate që ndalon votimin e datës 1 tetor të referendumit që synon pavarësinë e Katalonjës nga Spanja.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here