Spiropali: Nuk është momenti për të bërë politikën e vogël të ditës

0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se Shtabi i Emergjencës në Shkodër po koordinon të gjitha resurset, me qëllim përballimin e situatës problematike të krijuar për shkak të reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin prej më shumë se 48 orësh.

Spiropali tha se burokracia është shmangur dhe komunikimi me strukturat qendrore ka funksionuar për t’i ardhur njerëzve në ndihmë.

Ministrja theksoi se kreu i bashkisë së Shkodrës, pavarësisht bindjeve politike, duhet t’i ishte bashkuar Shtabit për të menaxhuar më mirë situatën.

“Ky nuk është Shtabi i qeverisë, por Shtabi për përballimin e situatës së emergjencës. Nuk është momenti për të bërë politikën e vogël të ditës, por punën e madhe që kjo emergjencë të menaxhohet me sa më pak kosto. Ne nuk shohim te njerëzit bindjet politike, por shikojmë bashkëpunëtorë për të zgjidhur këtë emergjencë”, tha Spiropali gjatë një deklarate për mediet, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shtabin e Emergjencave për koordinimin e të gjitha resurseve, me qëllim përballimin e kësaj situate problematike./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here