Studim/ Shkencëtarët zbulojnë 27 emocionet njerëzore

0

The emotion map the researchers created: In addition to happiness, sadness, anger, surprise, fear, and, disgust, they also determined confusion, romance, nostalgia, sexual desire, and others to be distinct emotions.

Shkencëtarët kanë zbuluar një shumëllojshmëri të emocioneve që përjetohen nga njerëzit dhe janë me tepër seç ne kemi ditur. Ndërsa ishte menduar fillimisht se njerëzit përjetojnë vetëm 6 emocione, nuk janë më aq, por 27 emocione të ndryshme sipas shkencëtarëve.

“Ne donim të hidhnim dritë mbi emocionet që ngjyrojnë botën tonë të brendshme”, tha autori kryesor Alan Cowen lidhur me iniciativën për studimin.

Në studim morën pjesë 800 pjesëmarrës të cilët raportuan emocione të ndryshme. Këto emocione janë:

admirimi, vlerësimi estetik, dëfrimi, zemërimi, ankthi, frika, ngathtësia, mërzitja, qetësia, konfuzioni, përbuzja, malli, zhgënjimi, neveria, dhimbja empatike, entuziazmi, zilia, gëzimi, nostalgjia, krenaria, ndjenja e lehtësisë, romanca, dëshira dhe prirja seksuale, trishtimi, kënaqësia, befasia dhe triumfi.

Për shkencëtarët zbulimi i emocioneve lidhet pikërisht me të dyja gjinitë, me moshën dhe me ndjenjat e kundërta që vijnë nga mërzia dhe jo vetëm. Ky studim u botua në “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here