“Sulltanesha Kosem” revoltohet ndaj mjekëve. Kura dhe terapi intensive, por nuk mbetet shtatzënë

0
0

Beren Saat është në një terapi medikamentoze për të shtuar fertilitetin e saj. Prej dy vitesh flitet se Beren Saat po përpiqet të bëjë fëmijë përmes teknologjisë in vitro. Beren nuk ka lënë doktor pa takuar për këtë problem, por nuk është bërë dot nënë.

Ka mbetur pa zgjidhje

Kenan Doglu dhe Beren Saat janë martuar në Amerikë në një ceremoni të vogël dhe kanë vite që dëshirojnë një fëmijë. Prej dy vitesh kanë varur shpresat te fekondimi in vitro. U tha se Beren ishte në pritje të binjakëve, siç ndodh shpesh në këtë lloj metode.

Pasi ka nisur terapinë me ilaçe, Beren është përpjekur të duket e lumtur dhe të mos e japë veten para gazetarëve. Pak ditë më parë, lajmi se ajo ishte në pritje të binjakëve u bë viral në rrjete sociale dhe në një situatë të tillë Beren u detyrua të jepte një deklaratë.

Për rrjedhjen e informacionit ajo fajëson spitalin

Beren është e bindur se këto informacione janë përhapur nga spitali ku ajo është mjekuar. “U mbush kupa nga lajmet e fundit që po dëgjoj. Nuk jam e detyruar që të verifikoj ose të hedh poshtë çdo lloj lajmi që qarkullon rreth meje. Ky lajm është një metodë marketingu që po përdor spitali në fjalë, ç’po ndodh me të drejtat e pacientit?”/paloma.net

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here