Sulmet kibernetike/ NASA jep udhëzimin si ti parndalojmë

0

Sot pothuajse i gjithë njerëzimi është i përfshirë nga pasiguria digjitale.

Për këtë arsye NASA na prezanton mënyrën më të thjeshtë që rezulton se është mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë, fikja dhe rindezja e telefonave dhe kompjuterave, mund të pengojë hakerët që të vjedhin të dhënat.

Rindezja e shpeshtë e telefonave nuk do të ndalojë ushtrinë e kriminelëve kibernetikë ose firmat e paguara për spiunazh që kanë mbjellë dyshime në lidhje me sigurinë dhe privatsinë digjitale. Por metoda e rindezjes së shpeshtë të telefonave mund ta bëjë më të vështirë vjedhjen e të dhënave nga hakerët.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA, publikoi vitin e kaluar një udhëzues mbi “praktikat më të mira” për sigurinë e pajisjeve mobile, në të cilin rekomandon rindezjen çdo javë të pajisjeve mobile si një mënyrë për të frenuar hakerimin.

Sipas Dily Mail, Neal Ziring, drejtori teknik i Drejtorisë së Sigurisë Kibernetike në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, tha se telefoni i tij inteligjent është programuar që të fiket dhe rindizet automatikisht çdo natë. Ky veprim i thjeshtë, thotë ai, e vështirëson punën dashakeqe të hakerëve.

Këshillat për rindezjen e telefonit inteligjent në mënyrë periodike pasqyrojnë pjesërisht një ndryshim në mënyrën se si hakerët më të mirë po bëjnë veprimë në pajisjet celulare, shkruan CNA.al.

Zakonisht, pasi hakerët futen në një pajisje ose rrjet, ata kërkojnë mënyra për të qëndruar brenda sistemit duke instaluar një program të dëmshëm në sistemin e skedarëve në rrënjët e programit operues të sistemit.

Zoti Ziring thotë se ajo metodë është bërë më e vështirë pasi kompanitë prodhuese të telefonave, si Apple dhe Google, kanë siguri të fortë për të bllokuar programe keqbërëse në sistemet e tyre operuese.

“Duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e aplikacioneve që instaloni. Shkarkoni vetëm ato që ju nevojiten. Kur një aplikacion nuk ju duhet më, fshijeni. Duke bërë këtë zvogëloni mundësinë e sulmeve kibernetike”, shprehet ai./CNA.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here