Super këshillat e doktorit turk/Të rilindësh me koronavirusin

0
1

Kadir Gökhan Atılgan

 

Përshëndetje,

Është e drejtë që nuk kam shkruar gjë prej shumë kohësh. Ashtu si të gjithë ju, edhe unë isha kapluar nga nxitimi i jetës. Me shumë mundësi ju ka ndodhur dhe ju. Gjithmonë kisha një pyetje brenda vetes, “Ku po ikim?”, “Për sa kohë do të vazhdojë ky vrap dhe nxitim, a nuk ka njeri që do të thotë ‘ndal’?” Teksa kjo pyetje më brente trurin, erdhi dita dhe ja kur na erdhi “Corona”. Na tejkaloi ne doktorët dhe dijetarët, tejkaloi gjithë Turqinë, Covid-19 na mësoi intubimin dhe hidroksiklorokinën, na mësoi llojet e maskave. Në rrjetet sociale mund të hedh shkrime me të gjithë termat mjekësorë pa bërë përkthime. Është formuar një perandori frike që po rritet çdo ditë. Megjithëse pacientët e mi me sëmundje veshke, janë përjashtim, edhe nëse përsëris 5 herë, 10 herë të njëjtën replikë, kur nisin të thonë fjali që nisin me “ke të drejtë por…”, në ditët e sotme e gjithë Turqi në shtëpi dhe në gjuetinë e informacioneve të rinj që kanë të bëjnë me koronën, ndjekin rrjetet sociale dhe programet televizive.

Ata që më njohin mua e dinë se fjalët e mia nuk janë për të gjykuar. Nuk e kam aspak problem të shpjegoj qoftë edhe 10 herë atyre që duan të mësojnë. Ajo që dua të them është se ky proces është një proces krejt tjetër. Sidoqoftë do i vijë fundi por duhet që sa më parë të korrigjojmë veten.

Tashmë ka marrë fund periudha kur mendonim se “gjarpri që s’më prek mua le të jetojë një mijë vjet po deshi”. Tani është koha të themi ashtu si të parët tanë, “Të gjithë për një e një për të gjithë”. Si dëmtimi i një personi, ashtu edhe dëmtimi i një mijë personave është e barabartë. Në çdo vend shprehim mallkime për Covid-19 ose për koronën dhe virusët paraprakë të saj. Kuptimi i emrit të këtij virusi është “hale, halo, ajla” që përfaqëson melekët dhe vjen në kuptimin “kurorë”, të cilën e vendosin mbretërit dhe mbretëreshat. E kam mësuar këtë prej ditësh dhe vazhdimisht pyes veten, përse ekziston kjo kundërshti.

Kur mu mundësua përgjigja e kësaj pyetjeje dhe arrita në thirrjet “Qëndro në shtëpi” dhe ashtu si ju u mërzita në shtëpi e thashë me vete, “Ja që paskërka edhe kohë bosh, tani ç’do të bëj”, teksa ai libër shëtit nëpër median sociale, tek unë nisi të formohet një dritëz. “Isha i papjekur, u poqa, u dogja” dhe teksa isha në telashin tim pashë tek njerëzit, më së shumti tek të dashurit e mi frikën e shkaktuar prej panjohshmërisë. Ne doktorët në këtë luftë jemi ushtarët që kapim armë me dorë. Çdonjëri prej nesh është komandant i frontit të tij. Por para së gjithash jemi njerëz. Në plaçkitjet e marketeve, në kërkimin e ilaçeve në farmaci dhe në shitblerjen e maskave askush nuk thotë “Z. Doktor, ju vazhdoni para, ne vazhdojmë më pas aty ku kemi mbetur.” Pra siç e kuptoni kur e heqim bluzën e bardhë dhe dalim nga spitali, me ekstra brengat që mund t’i parashikoni, jemi edhe ne njerëz me mish e me gjak, me të njëjtat brenga me ju vazhdojmë të zhytemi në përpjekjen për jetesë. Në një në pafajshmëri, në një anë mijëra njerëz që vdesin e mijëra që presin të dalin nga spitalet.

Krijuesi i Lartmadhëruar e di të drejtën e çdo gjëje, na jep atë që është më e hairit për ne, themi se nuk i ngarkon robit në supe atë që nuk e përballon dot dhe kështu besojmë. Pyetja e parë që na erdhi në mendje ishte “Mos duhet të nxjerrim mësime nga ditët e koronës?” Virusi gjendet në saraje, në shtëpitë më të mbrojtura të të njohurve, në bukën e të varfrit… Pra kudo… Askush nuk mund të thotë “Mua s’më prek”. Tashmë nuk duhet të thotë më…

Përderisa situata është kështu thuajse të gjithë jemi bërë specialistë të koronës po aq sa autoritetet e shkencës që dalin në TV, por me dijet tona në sasinë e tabletit nuk dimë se si do të luftojmë, se kur duhet të rrimë zgjuar dhe kur duhet të mbajmë turn, se kujt çfarë ti themi. Sepse mungesa e dijes, fakti që nuk arrijmë ta prekim dot me dorë tashmë të gjithë ne përveç gjendjes së ankthit na çon në panik dhe në haluçinacion. Vazhdon gjendja e eklipsit të mendjes. Kjo gjendje është e vlefshme si për shkencëtarët, ashtu edhe për qytetarët e thjeshtë. Nuk do të diskutoj këtu brengat materiale. Sepse edhe frika më e madhe e njerëzve që flasin për brengat materiale është mungesa e dijes.

Brengat vazhdojnë të rriten. Çdo ditë korona përparon madje më shpejt se sa statistikat. Psikologët dhe shoqatat nxjerrin shkrime pa ndërprerje. Por ne “nëse nuk na intereson nuk le-xoj-më”. Nëse nuk mposhtim brengat tona më besoni se të gjithë ne do të jemi humbësit e kësaj lufte. Për këtë përsëri po e përsëris, “Të gjithë bashkërisht duhet të pakësojmë brengat tona”. Mos të harrojmë se kjo nuk është vetëm një çështje personale, por çështje shtetërore.

Pa e hapur shumë temën të vijmë tek tema e pafajshmërisë, “tek rilindja”. Le të pyesim veten, “Ç’po bëj unë për të dashurit e mi, për atdheun tim, për botën time”.

“Më së fundmi kë kam ndihmuar?”

“Sa njerëz njoh që nëse kam nevojë për ndihmë, nëse dua të ndaj një hallin tim, madje nëse thjesht dua të kem një bisedë të këndshme me të, mund t’i telefonoj?”

“Kur kam ndarë kohë për veten për herë të fundit?”

“Më së fundmi kë kam telefonuar veçse për ta pyetur “Si je?” dhe kam folur për orë të tëra me të?”

“Për kë kam përgatitur një gjest që do e lumturojë, pa qenë një ditë e veçantë për të?”

“Kur kam pyetur për herë të fundit dikë të panjohur me një pamje të shqetësuar, ‘A mund të të ndihmoj?’, duke lënë mënjanë egot?”

“Kur kam ndihmuar dikë që kërkon ndihmë, me qetësi të plotë të brendshme, pa iu kushtuar rëndësi mendimeve që më kalojnë në mendje?”

Kam edhe dhjetra, ndoshta edhe qindra pyetje që ende nuk më kanë ardhur në mendje…

Nëse beson se arrin ti bësh këta je ndër personat më me fat në këtë betejë me koronën. Më së pakti pa mbartur brengë mund të grumbullosh të dhënat që ke në dorë dhe të gjesh të drejtat. Kjo do të thotë se të ka rënë në kokë korona e vërtetë, pra halo ose kurora. Kjo do të thotë se do të jesh prijësi më i fuqishëm në lëvizjen shoqërore.

Kjo periudhë është koha kur duhet të marrim kokën mes duarve dhe të mendojmë. Për të kontrolluar brengat tona, për ti zbritur ata në nivelin subkortikal me konceptin mjekësor, me shprehjen e psikologëve të mbrojmë rregullin tonë për të krijuar shtypje mbi ndjenjat tona, të mos mundohemi të prishim rregullin e të tjerëve, duhet të përcaktojmë kufijtë tanë. Dhe kjo bëhet e mundur me tregimin e qëllimit tonë të mirë. Të gjithë janë gati si një bombë që është gati të shpërthejë. Ndjejmë nevojë për dikë që ta sulmojmë, të flasim me të, të nxjerrim ç’të kemi brenda nesh.

Sa herë mu dha mundësia telefonova shokët e mi që ishin me fat dhe iu dha mundësia të punojnë home-office. Të gjithë u lumturuan shumë. Shokët e mi, të cilët më parë i telefonoja duke thënë “A je i lirë?”, “Mos po të marr shumë kohë?”, mund ti telefonoj direkt pa iu shkruar më parë në ëhatsapp dhe pa pritur që të jenë online. Pastaj si ata edhe unë përjetojmë një lehtësim. Mos harroni të telefononi të afërmit tuaj.

 

Shpresojmë të mos ndodhë, por nëse ndodh izolim në spital, nevojë për kurim ose kur ngarkohemi me detyrë, duhet të keni patjetër dikë të cilit ti lini amanet të dashurit tuaj. Mund të thuash “Unë e kam familjen gjithsesi” por deri sa të arrish tek familja që gjendet në një qytet tjetër, jemi në një periudhë kur kemi nevojë të kemi njerëz të mirë në pallatin tonë, në afërsi me ne ose në të njëjtin qytet të cilët do të vrapojnë për ndihmë me nje telefonatë, duhet ta kujtojmë përsëri këtë. Ashtu si mund të kemi nevojë për ta, duhet të jemi të përgatitur e nuk duhet të harrojmë se edhe ata mund të kenë nevojë për ne. Komunikimet që do të bëjmë për të bërë që të tjerët të ndjejnë qëllimin tonë të mirë, do të bëhen shkak që të shkarkojmë peshat elektrike reciprokisht. Kjo do të ruajë shëndetin tonë mendor. Do të jetë një mundësi për të mbrojtur aftësinë e mendimit, për të rregulluar çrregullimet tona të përqendrimit.

Komunikimi që mund të realizojmë për të shprehur qëllimin e mirë do të jetë një mirësi për të dashurit tanë. Me shumë mundësi këtë e përjetojmë të gjithë ne dhe marrim pa fund infomacione ose mesazhe të pavërtetuar të cilët i fshijmë pa lexuar. Mos e bëni këtë. Mos harroni se kjo ju dëmton si ju, ashtu edhe të tjerët. Madje në këtë periudhë kur duhet të qëndrojmë të qetë, mund të bëhemis shkas për grindje të pakthyeshme.

Përdorni më së miri mirësitë e teknologjisë në një çështje të rëndësishme. Kur t’iu jepet mundësia flisni me kamera dhe nëse është e mundur realizoni biseda telefonike prej 3 personash. Kështu edhe koha të mbetet përsëri e juaja, por edhe të arrini të shihni detajet që nuk i keni parë më herët. Kështu edhe nëse tema vjen tek korona keni mundësi të mbyllni shpejt bisedën dhe të shkëputeni me lezet nga biseda.

Për sa kohë të qëndroni në shtëpi duhet patjetër të ndani kohë për veten tuaj. Kjo mund të jetë kohë për të lexuar libër, për të kaluar kohë në kompjuter, bisedë telefonike me miqtë tuaj në telefon, madje edhe orar gjumi. Veprimi bashkërisht në shtëpi mund të bëhet shkas për debate duke ndikuar kufijtë personal.

Duhet të mendojmë dy herë temën e izolimit personal në shtëpi, për të cilin flasin kompetentët e fushës së shëndetit. Së pari duhet të mendojmë të krijojmë kohë dhe vend për vete, të sigurojmë rendin energjik që mund ti japim familjes sonë, së dyti për fëmijët tanë, të cilët i kemi pikë të dobët, e që asnjëherë nuk iu mësojmë tia dalin më vete se na dhimbsen, tiu mundësojmë një hapësirë në shtëpi ku të rrinë vetëm dhe të kenë mundësi të njohin veten. Tema që duhet të mendojmë më së shumti është që të mos i lëmë vetëm ata ose ta përgatisim që të mund ta tejkalojë sa më lehtë traumën në rast se duhet tia lëmë amanet dikujt tjetër.

Mbani mend oraret e programeve të debateve dhe të lajmeve. Mos u mundoni të shëtisni në çdo kanal televiziv dhe të arrini të shihni çdo gjë. Kështu edhe shtoni ankthin tuaj, por edhe fëmijëve tuaj iu krijoni përshtypjen se po ndodh diçka që nuk e dinë, mirëpo që fshihet nga ata.

Sigurohuni që si ju, ashtu edhe të dashurit tuaj të lexojnë sa më shumë. Kështu edhe forcojmë lidhjet e neuroneve, por edhe nuk humbasim aftësinë për të menduar shpejt.

Gjatë ditës duhet të keni rituale fikse. Duhet që oraret e ushqimit të jenë fiks, po ashtu edhe koha kur të konsumoni çaj apo kafe pas mëngjesit. Këtu mund të bëni shtime sipas rregullit të familjes suaj. Qetësimi i trurit dhe çlirimi i hormoneve të lumturisë mund të ndodhë edhe në rastin kur kryejmë ritualet e tjerë rregullisht, përveç gjumit. Këta rituale fikse ju krijon edhe një mendim se si të dashurit tuaj mund t’iu lumturojnë.

Ushtrimet e fitness për sa kohë është e mundur është mirë ti realizojmë në mënyrë të programuar, ashtu si mëngjesi dhe darka, si dhe bashkë me familjen tonë. nga veprimet e kryera bashkërisht lind forcë, shtohet ndjenja e përkatësisë, krijohet lumturi, vetëbesim dhe largohen brengat.

Një tregues tjetër i qëllimit të mirë është të tregojmë kujdes si për higjienën tonë përsonale, ashtu edhe për distancat e izolimit social dhe përdorimit të maskave mbrojtëse, si për vete, ashtu edhe për të tjerët. Nëse e keni vënë re nuk po flas për përdorimin e dorezave. Mesazhi im për personat që përdorin doreza është ky: “Ju lutem na mendoni dhe ne. Kjo luftë është luftë e përbashkët për të gjithë ne.”

Njëra prej temave që duhet të kemi parasysh në këtë periudhë është të kuptojmë të moshuarit. Edhe se e kemi vështirë ta pranojmë duhet të bëjmë investim që kur ne të plakemi të gëzojmë të njëjtin mirëkuptim dhe dhembshuri nga të tjerët. Duhet ti telefonojmë shpesh, të përballojmë nevojat e tyre. Ndërsa sensibilizimi dhe kënaqësia që do të fitojmë nga kjo do të jetë fitim i jetës sonë të shkurtër.

Kur flasim për izolim social duhet të mos harrojmë kafshët endacake dhe strehat e tyre. Edhe nëse ne nuk arrijmë të dalim ose ti ushqejmë ata, do të ishte një veprim mirësie të ndihmojmë personat që e mundësojnë këtë.

Ashtu siç e shihni u mundova të ndaj me ju veçoritë themelore që “mua” mund të më shndërrojnë në “ne”, metoda që mund të zbatohen, e po ashtu veçori që mund të shtojnë motivimin tonë, përqendrimin dhe imunitetin.

Nuk duhet të harrojmë se në ditët pas koronës do ndryshojnë shumë gjëra (materiale-shpirtërore). Për të qenë të gatshëm për këtë ndryshim duhet të mbetemi persona me ndërgjegje, të qëndrojmë të fortë si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Bashkë me ata që i shpjegova sa munda besoj se të gjithë ju do të jeni të përgatitur për ditët e koronës dhe në ditët pas saj.

Ju uroj ditë të shëndetshme, të qeta, të paqta, plot shpresë dhe pa “Covid” 🙂

Specialist Doktor Kadir Gökhan Atılgan

Specialist i Sëmundjeve të Brendshme dhe i Nefrologjisë

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here