“Syno për më lart”, me Bursat e Turqisë

0
170

Programi arsimor Bursat e Turqisë vjen si një program i kualifikuar dhe i konsoliduar tashmë pas një eksperience disa vjeçare dhe pas një mikpritjeje të studentëve prej qindra shtetesh të ndryshëm. Një program ky që tashmë është më se i mirënjohur nga qindra studentë shqiptarë të nivelit Bachelor, Master dhe Doktoraturë.

Programi Bursat e Turqisë vjen si një paketë e plotë që lehtëson në maksimum vitet e studimit duke i dhënë shtysë dhe nxitje studenteve që të jenë sa më të suksesshëm në degët që zgjedhin. Ndërsa duke ofruar kurs të gjuhës turke për një periudhë 1 vjeçare iu mundësojnë studentëve të kalojnë një vit përgatitor të kompletuar si në aspektin gjuhësor, por edhe në atë kulturor dhe social, pas të cilit do e kenë më të lehtë të përshtaten me vitet e studimit. Nga ana tjetër, akomodimi si një ndër pjesët më të rëndësishme të studimeve jashtë shtetit, është po ashtu një pikë e fortë që mbështetet nga ky program shtetëror universitar. Mos mendoni për tarifë studimi, pasi edhe kjo ofrohet 100% nga programi në fjalë. Duke pasur parasysh se çdo student mund të ketë shpenzimet e tij mujore, përveç akomodimit dhe pagesës së shkollimit, për të gjithë studentët që fitojnë të drejtën e studimit në këtë program përfitojnë bursë mujore sipas nivelit të tyre të studimit, një biletë fluturimi drejt Turqisë dhe po ashtu sigurim shëndetësor.

Po si mund të bëhen aplikimet për programet që përfshijnë Bursat e Turqisë? Mund të bëhen online duke pasur mundësi të zgjidhni një ndër 8 gjuhë të ndryshme me të cilat ofrohet ky shërbim. Ndërsa universitetet që përfshihen në këtë program janë një pjesë e mirë e universiteteve shtetërorë në Turqi. Ajo që duhet të bëni është thjesht të vizitoni ëebin zyrtar https://www.turkiyeburslari.gov.tr/en dhe të ndiqni hapat e ilustruar në ëeb për aplikimin tuaj! Mos harroni, informohuni gjithashtu dhe për kushtet e studimit dhe dokumentat që iu nevojiten për aplikim! Le të ndjekim së bashku mendimet dhe përshtypjet e disa studentëve të huaj që janë bërë pjesë e këtij programi ndërkombëtar si një ndër programet më të suksesshëm dhe lehtësues për çdo student! Pra e thënë ndryshe, ‘Ti thjesht mendo të studiosh, pjesën tjetër e mendon programi arsimor “Bursat e Turqisë”!’

Suksese për të gjithë ju që synoni për më lart dhe dëshironi të studioni në universitetet më të mirë në nivel ndërkombëtar, tashmë jo më duke paguar shuma marramendëse, por duke u bërë pjesë e një programi që mendon çdo detaj për ju! Mos hezito aspak, apliko dhe ti!

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here