Tahiri flet në Kuvend, përlotet kur përmend 21 Janarin dhe…(VIDEO)

0

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur sot në Parlament për herë të parë si deputet i legjislaturës së re.

Sipas tij, drejtësia është ajo që ka demonizuar politikën, ka liruar vrasës dhe i ka futur në Parlament. Ai madje u përlot duke folur për 21 Janarin dhe familjarët e katër protestuesve të parë.

Tahiri tha se ai nuk e mendon dot si Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha janë sot në Parlament.

“Politiken njerëzit në këtë vend e shohin me përçmim. Në çdo seancë hedhim baltë ndaj njërit-tjetrin. Kemi pasur edhe aleatë. Drejtësia ka qenë aleati jonë më i madh për neverinë që shqiptarët kanë për politikë.

Drejtësia i ka falur ca vrasës, ca të tjerë nuk i ka gjykuar, ca të tjerë i ka amnistuar. Të gjithë bashkë sot këta fshihen në Parlament apo në ndonjë godinë tjetër shtetërore, duke mos na kursyer as ne as shqiptarëve dënglat moralin.

Politika e ka aftësinë neveritëse. Kush ka mbyllur gojën nga ne. Sot prapë këtu jemi. Më falni që po bëj emra, por unë nuk rri dot.

Nuk e mendoj sot se si Fatmir Mediu është në Parlament dhe s’është gjykuar ende. Nuk e kuptoj se si Basha është këtu dhe i ka bërë bisht drejtësisë. Për Ziverin, Aleksin, Hekuranin….

Ky është turp për drejtësinë, është turp për parlamentin”, tha Tahiri.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here