Taipi u jep zemër korçarëve: Fitojmë në Ballsh, Skënderbeu nuk bie nga kategoria

0
0

Skënderbeu luan të shtunën një transfertë delikate ndaj Bylisit. Mesfushori i ekipit, Shqiprim Taipi beson te fitorja në Ballsh, ndërsa thekson se skuadra korcare nuk do bjerë kategoria.

“Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe në Ballsh. Besojmë te fitorja në këtë transfertë, pasi e kemi bërë edhe në fazën e parë. Normalisht kemi respekt për çdo skuadër, por do të luftojmë edhe më fort në këtë takim. Asnjëherë nuk e mendoj se do të biem nga kategoria dhe këtë do ta tregojmë me punë në fushë”, tha Taipi.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here