Takim ballë për ballë me presidentin rus? Thirrja e fortë e Zelenskyt: Dilni nga territori ynë! I gatshëm të flas me Putinin pa ndërmjetës

0

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, ka përsëritur sërish thirrjen e tij për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me homologun rus Vladimir Putin.

Në një intervistë për mediat e huaja, Zelensky ka thënë se është i gatshëm të flasë me Putin, pas një ndërmjetës, në kuadër të dialogut dhe pa ultimatume.

“Si president, jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të. Pa asnjë nga ndërmjetësit e tij dhe në kuadër të dialogut, jo me ultimatume.”, ka thënë Zelensky.

Kujtojmë se Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 marsi.

Zelensky gjithashtu përjashtoi sugjerimet se Ukraina duhet të bëjë lëshime për hir të sigurimit të një marrëveshjeje paqeje që do t’i lejonte Putinit të shpëtonte fytyrën, duke shtuar se Ukraina nuk do të bënte kompromis për integritetin e saj territorial.

“Dilni nga ky territor që keni pushtuar që prej 24 shkurtit. Ky është hapi i parë i qartë për të folur për çdo gjë.”, ka thënë më tej ai.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here