Takim Erdogan – Al Thani/ Duhet të gjendet zgjidhje për krizën e Katarit

0

Takim Erdogan - Al Thani, në fokus çështjet dypalëshe dhe rajonale

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani, të enjten diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas burimeve presidenciale turke, dy udhëheqësit janë takuar në kompleksin presidencial në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Burimet njoftuan se Erdogan dhe Al-Thani gjithashtu kanë rënë dakord se një zgjidhje diplomatike duhet të gjendet për krizën e Katarit.

Në fillim të qershorit, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Bahreini shkëputën lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetjen e grupeve terroriste në rajon.

Katër vendet vendosën gjithashtu një embargo mbi Katarin dhe bënë një listë të gjatë kërkesash, duke përfshirë mbylljen e transmetuesit të lajmeve me bazë në Doha, Al Jazeera, nën kërcënimin e sanksioneve të mëtejshme.

Katari ka refuzuar të plotësojë kërkesat, duke mohuar akuzat se ajo mbështet terrorizmin dhe duke përshkruar përpjekjet e bllokut për ta izoluar atë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe shkelje të sovranitetit të tij kombëtar.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here