Takim trepalësh mes policive kufitare në Durrës: Marrëveshje për patrullimet e përbashkëta

0
Në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Durrës është organizuar një takim trepalësh mes drejtuesve të policive kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë (GdF). Delegacioni shqiptar kryesohej nga Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj. Qëllimi i takimit ishte ai i rritjes së bashkëpunimit mes të tre vendeve në fushën e kufirit dhe migracionit.

Intensifikimi i luftës ndaj trafiqeve të paligjshme në kufirin blu, por edhe në atë të gjelbër ishte një çështje që zuri një vend të veçantë gjatë bisedimeve.

Gjatë takimit u vendos për draftimin e një protokolli trepalësh për patrullimet e përbashkëta në hapësirën detare të tre vendeve në detin Adriatik, si një domosdoshmëri për rritjen e kontrollit në det.

Mes drejtuesve të policive kufitare të tre vendeve u dakordësua shkëmbimi i menjëhershëm i informacioneve në lidhje me të gjitha mjetet detare që ndryshojnë vendbazimet dhe të atyre që deklarojnë se do të lëvizin drejt njërit nga tre vendet.

Gjithashtu, u ra dakord për një shkëmbim informacionesh të menjëhershme në lidhje me imigracionin e paligjshëm.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here