Tani lajmi mori dhenë, Fethullah Gulen tenton vetëvrasjen(DETAJE)

0
4

Në prag të 3-vjetorit të grusht-shtetit të dështuar në Turqi, për cilin Ankaraja zyrtare akuzon grupimin terrorist “FETO” në krye-me Fethullah Gulen i cili është në arrati në Pensilvania të ShBA-së, gazetari i njohur turk, Fuat Uğur ka dal me një pretendim ‘bombastik’, ai duke u mbështetur në informacionet e tij nga Pensilvania e ShBA-së ka theksuar se Gulen ka tentuar të vetëvritet, njofton Gazeta e Re.

Fuat Uğur në gazetën “Türkiye Gazetesi” ka shkruar se krye-terroristi Fethullah Gulen para një kohe të shkurtër ka tentuar të vetëvritet duke përdorur dozë të tepërte të ilaçeve të cilët e merr rregullisht çdo ditë por me dozë të caktuar.

Gazetari me përvoja, Fuat Uğur ne artikullin e tij ka theksuar se në këto informacione sekrete ka arritur nëpërmjet Ümit Akdemir, i cili më parë kishte marrë përsipër detyra të rëndësishme në Organizatën terroriste FETO.

“ Gulen para se të ndahej me Akdemir ai kishte përjetuar një konflikt të madh me të madje e kishte kërcënuar atë se do të vetëvritej, dhe një gjë e tillë u ndodh, Fethullah Guleni bëri atë që tha dhe u përpoq të bënte vetëvrasje, por u shpëtua nga të afërmit e tij, një foto e dërguar në postën e Akdemir tregon dorën e Gulenit e cila është mavijosur nga serumet të shumta që e ka marrë si trajtim”, ka shkruar Fuat Uğur.

Në anën tjetër pas një kohe të gjatë,  fjalimi i parë i Gulenit u publikuar me rastin e festës së Fitër Bajramit, fjalimi ne fjalë e cila quhet “Biseda Bamteli”, normalisht është 35-40 minuta, por është interesante se kjo e fundit ishte vetëm 5-6 minuta. Në këtë video Gulen u shfaq me një veshje të bardhë e cila u komentua si qafen (Veshja që i dedikohet të vdekurve).

E tashmë, të akuzuarit për tentim grusht-shteti që kanë pranuar të bashkëpunojnë me organet shtetërore të Turqisë e që e njohin në detaje ecurinë e rastit, thonë se Gulen është i sëmurë dhe se për kërkesat e Ankarasë zyrtare për ekstradimin e tij mund të duhen vite. Dhe sipas një përllogaritjeje, duke u nisur dhe nga mosha e tij, mundet që ai të mos bjerë kurrë në duart e drejtësisë turke sa të jetë gjallë. /Gazetaere.com/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here