Të detyrosh regjimin dhe aleatët e tij për paqe në Idlib

0
2

Can Acun

Forcat e regjimit të Esadit me mbështetjen e shtuar të Rusisë dhe Iranit po vazhdojnë me sulme ndaj Idlibit edhe përkundër procesit të Astanës.  Regjimi, i cili po avancojnë për të marrë nën kontroll autostradën strategjike M4-M5, vuri nën kontroll rajonet nga Serakib e deri në qytetin Al-Eys, ndërsa 1 milion e gjysmë njerëz u detyruan të shpërngulen nga rajoni në fjalë gjatë vitit të kaluar. Operacioni gjithëpërfshirës ushtarak në Idlib pothuajse konfirmon që regjimi dhe aleatët e tij tani nuk kërkojnë zgjidhje politike, por fitore ushtarake, ndërsa Turqia me hapat e hedhura në aspektin ushtarak vuri në dukje se nuk do të lejojë një gjë të tillë.

Ndërsa forcat e regjimit intensifikuan sulmet e tyre kundër opozitës në Idlib për 2 javët e fundit, ata vazhduan të avancojnë duke marrë mbështetjen e fortë të militantëve shiitë të lidhur me Iranin nga toka dhe të Rusisë nga ajri. Pasi vunë nën kontroll Maaret el Numan, qytetin më të madh të Idlibit, ata u kthyen nga veriu dhe gjithashtu arritën të marrin qytetin Serakib, i cili është i rëndësisë strategjike që lidhë autostradat M4-M5. Qindra mijëra njerëz të mbetur në mes të zjarrit filluan të largohen në drejtim të kufirit të Turqisë. Ndërkaq Turqia, duke e parë këtë situatë, bëri fortifikime serioze ushtarake në Idlib dhe u detyrua t’i japë ultimatum forcave të regjimit. Por, si pasojë e sulmeve të drejtpërdrejta të regjimit ndaj ushtarëve turq në rajonet Serakib dhe Teftenaz, Turqia u detyrua që për herë të parë nga fillimi i luftës civile në këtë vend të shënjestrojë forcat e regjimit në një shkallë të madhe. Pas kësaj Presidenti Erdogan tha se nëse forcat e regjimit nuk lëvizin përtej kufijve të marrëveshjes së Soçit deri në fund të shkurtit, Turqia do të ndërhyjmë ushtarakisht dhe do ta largojë regjimin nga kjo zonë.

Deklarata e Presidentit Erdogan dhe dislokimi serioz i trupave turke në Idlib janë tregues se Turqia ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj rajonit dhe se kemi hyrë në një periudhë të re. Turqia ende dëshiron që me Rusinë të arrijë në marrëveshje për tërheqjen e regjimit jashtë kufijve të Marrëveshjes së Soçit, por në qoftë se kjo nuk realizohet, gjë që duket se është e vështirë, atëherë Turqia dhe elementët opozitarë do të fillojnë një operacion ushtarak për largimin e regjimit prapa 12 pikave turke të vrojtimit. Krahas regjimit hapat e hedhura kohëve të fundit nga Rusia në Siri, dëmtojnë interesat kombëtare të Turqisë. Tani ka ardhur koha që Rusia të kuptojë rëndësinë e Turqisë si një aleat. Rritja e kostos së zgjidhjes ushtarake nga ana e Turqisë, duket e nevojshme që Rusia të kuptoj rëndësinë e paqes.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here