Të dielën në “Ironia e Fatit”/ “Kadir zgjedh Zejnepin mbi të ëmën”

0
1

Xhemre ballafaqohet me Demirin, por ai nuk pranon të ndahet prej saj. Ai e
shantazhon duke i thënë se di gjithë punët e pisëta të babait të saj dhe mund t’a
dërgojë atë në burg.
Selim i ofron Zejnepit punë dhe ajo pranon me shpresën se do të mund të bien në
gjurmët e Veliut përmes tij. Kadir nuk e aprovon.

Në shtëpinë e nënës së Kadirit mësojmë se ajo në të vërtetë i kishte vënë Kadirit
emrin Jusuf. Asije është e vendosur të gjejë vajzën që i biri dashuron në mënyrë që
të mësojë më shumë rreth të birit prej saj.
Demir i thotë Veliut se mund të përdorin paratë e Xhemresë për të marrë videon.
Ndërkohë Veli ka lidhur dhe rrahur Jakupin, ndërsa ka rrëmbyer dhe Meralin. Veli i
fal jetën Meralit në këmbim që të marrë paratë prej Xhemresë dhe më pas të vrasë
Keremin. Meral nuk pranon të vrasë Keremin, por pranon të vrasë Xhemrenë.
Demir paralajmëron Belmën se Xhemre e di rreth tyre. Belma nuk lëndohet kur
Xhemre e quan lekiste gjë që e acaron Xhemrenë.

Kadir bashkëpunon me policen e re, Meltem, dhe i kërkon asaj t’i tregojë çdo gjë që
do dëgjojë. Ajo pranon. Kadir i thotë se mendon që spiuni është Adem dhe i kërkon
asaj prova kundër tij. Meltem i tregon Ademit se Kadir është vënë pas tij. Adem
punon në të vërtetë për Kadirin dhe ata kuptojnë se Meltem nuk është një njeri i
besueshëm.
Veli telefonon Zejnepin për t’i thënë se e do Ajlinën si vajzën e tij. Ai është
emocionalisht i paqëndrueshëm dhe ka krijuar një lidhje të çuditshme me Ajlinën
dhe Zejnepin. Zejnep shqetësohet për gjërat që Veli i ka thënë Ajlinës ndërsa e
mbante të rrëmbyer. Ajo i tregon Ajlinës se i ati ka vdekur.

Meral shkon në takimin e caktuar me Xhemrenë për t’i dorëzuar asaj videon në
këmbim të parave. Në takim shkojnë Kadir dhe Kerem. USB e Meralit nuk ka videon
e Demirit me Bermën, por një video që Veli ka regjistruar duke u ngritur atyre
kurth. Në video Veli i rrëfen Kadirit se nëna e tij është gjallë, por mendon se ai ka
vdekur. Se ende dhe sot ajo vajton vdekjen e të birit në varreza ku Veli ka urdhëruar
vrasjen e saj. Veli po ashtu ka rrëmbyer Zejnepin, nënën e Keremit dhe Xhemrenë.
Ai vë Kadirin të zgjedhë mes Zejnepit dhe të ëmës, ndërsa Kermein të zgjedhë mes
Xhemresë dhe të ëmës. Kerem kujton se Kadir i ka thënë më parë se Veli nuk
dëshiron të vrasë Xhemrenë.

Kadir zgjedh të shkojë pranë Zejnepit dhe Ajlinës, të cilat janë shëndoshë e mirë.
Një prej personave të maskuar të Veliut është edhe policia Meltem. Kerem zgjedh
të shpëtojë nënën e tij, por kur mbërrin në destinacion gjen Xhemrenë. Veli e ka
ditur se ai do të zgjidhte të ëmën, prandaj e ka mbajtur atë të mbyllur në një banesë
të braktisur ku mendon nëse duhet t’a vrasë. Personi që do të vrasë nënën e
Keremit është Demir. Veli pëson një krizë tjetër asthmatike, por Demir nuk e pret
dhe shkrep armën. Kerem shkatërrohet emocionalisht në kërkim të të ëmës.
gazetapaloma.net

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here