Të shtëna me armë pranë bazës ushtarake në SHBA, autoritetet në alarm, izolohet zona

0
10

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një baze ushtarake në San Antonio të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e bazës së “Lackland”, e cila nuk dha detaje të tjera për ngjarjen.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që e gjithë zona përreth ndërtesës ushtarake është izoluar totalisht.

Sipas mediave amerikane incidenti ndodhi shumë pranë dyerve të bazës dhe policia ka nisur kërkimet për gjetjen e personave përgjegjës

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here