Tentuan të shtypnin patrullën me makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari dhe egjiptiani në Greqi

0

Policia greke ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar dhe një shqiptar 23-vjeçar egjiptian, të shtunën në mbrëmje në Omonia në Athinë, për veprat penale të dhunës dhe mosbindje ndaj patrullave të policisë.

Efektivët e policisë së ekipit të DIAS-it, të cilët po patrullonin në zonën e Omonias, kanë pikasur të pandehurit të hipnin në një makinë të parkuar, e cila ishte deklaruar e vjedhur. Policia i kërkoi të dilnin nga automjeti, ku 23-vjeçari ka hedhur në tokë një kaçavidë teksa ka dalë, ndërsa 34-vjeçari ka ndezur makinën dhe ka tentuar të përplasë policinë.

Një prej policëve ka hipur në mjetin që ishte në lëvizje dhe ka mundur të ndalojë, duke hequr çelësat, ndërsa 34-vjeçari u përpoq me çdo mënyrë të shmangte arrestimin e tij.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here