“Tepër me rëndësi”, PD mbledh sot Grupin Parlamentar, në fokus seanca e nesërme plenare

0

Partia Demokratike do të mbledhë mbrëmjen e sotme Grupin Parlamentar. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa, i cili thekson se mbledhja do të fillojë në orën 19:00, në selinë blu.

Siç mëson gazetari Stafa, në fokus të mbledhjes së Grupit Demokrat do të jetë seanca e nesërme plenare, e cila pritet të miratojë qeverinë e re dhe programin qeverisës “Rama3”.

“Sot, në orën 19:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi lidhur me seancën nesër, seancë me tepër rëndësi”, thuhet në njoftimin nga selia blu.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here