Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë në Greqi, ja epiqendra

0
3

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ka tronditur sot Greqinë Qendrore, ka deklaruar Observatori Kombëtar grek. Tërmeti kishte një thellësi prej 14 kilometrash dhe epiqendrën në Gjirin e Korinthit rreth 200 km në veriperëndim të kryeqytetit grek, tha observatori.

“Ishte një tërmet i fortë, që është ndjerë deri në Athinë”, tha Efthymios Lekas për televizionin shtetëror të Greqisë ERT. Lekas është kreu i agjencisë për planifikimin dhe mbrojtjen e tërmeteve në shtetin helen. Ai shtoi se gjendja aktualisht është nën kontroll dhe po monitorohet.

Greqia ndodhet në një zonë, ku vazhdimisht ka tërmete, por rrallë shënohen viktima. Në korrik 2017, një tërmet me magnitudë 6.7 ballë, vrau dy vetë në ishullin e Kos në detin Egje, duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme ekonomike. Në vitin 1999, një tërmet me magnitudë 5.9 ballë vrau 143 njerëz në Athinë dhe në rajonin veri-perëndimor të kryeqytetit të vendit./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here