Tërmet me magnitudë 7.6 në Rusi, alarm për cunam

0
3

Një tërmet i fuqishëm ka rënë në lindje të ishujve Kuril. Ishujt janë në lindje të Rusisë. Tërmeti ishte me magnitudë 7.6 të shkallës rihter.

Forca e lartë e tërmetit ka dhënë alarmin për cunami.

The Telegraph shkruan se Qendra Kombëtare e Cunamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke monitoruar situatën pasi paraqitet një rrezik real për Alaskën dhe bregun perëndimor të Amerikës.

Alarmi për cunam është dhënë edhe për Japoninë, pasi lëkundjet e forta mund të ndryshojnë nivelin e detit në brigjet e Japonisë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here