Tërmeti i frikshëm në Meksikë, këto pamje amatore tregojnë tmerrin e banorëve

0

Një tërmet i përshkruar nga presidenti i Meksikës, si më i forti në vend në një shekull, ka goditur brigjet jugore duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Epiqendra e tërmetit 8.1 ballë i shkallës Rihter kishte si epiqendër jug-perëndimin e qytetit Pijijiapan.

Tërmeti u ndje në Mexico City, me ndërtesa që lëkundeshin dhe njerëzit që dilnin në rrugë.

Dridhjet atje, rreth 1.000 km nga epiqendra, janë raportuar të kenë zgjatur deri në një minutë.

Në videot amatore që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet tmerri që kanë përjetuar banorët.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here