“Tërmeti ishte afër nivelit katastrofik”, inxhinieri: Shumica e banesave që do shemben janë ato që janë ndërtuar para 60 vitesh

0
5

Inxhinieri Luigj Aleksi i pranishëm në emisionin “Real Story” në News 24 tha se tërmeti i 26 nëntorit për karakteristikat që manifestoi, ishte shumë afër nivelit katastrofik. Sipas tij, tërmeti shkatërrimtar ka lënë pasoja të mëdha kryesisht në banesa dhe pallate, të cilat kanë një periudhë kohore mbi gjashtë dekada.

“Kanë ardhur specialistë nga Izraeli që kanë matur strukturat e betonit. Strukturat e ndërtuara pas 90, strukturisht i kanë qëndruar lëkundjeve. Numri i banesave që do shemben, janë ose të ligjit të legalizimit, ose banesa të kaluara mbi 60 vjet. Përgjegjësia është individuale e gjithsecilit. Tërmeti mbi 6.4, për karakteristikat që pati, për kohëzgjatjen, ishte afër katastrofikut. Ishte afër katastrofikut për shkallën e llogaritjes. Strukturat e ndërtesave qëndruan, katastrofa e njerëzve ishte shumë e dhimbshme për ata që vdiqën”-tha ai./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here