Tërmeti që ‘shkundi’ vendin, Maqedonia e Veriut ndan 100 mijë euro për Shqipërinë

0
1

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka marrë vendim për ndarjen e 6 milionë denarëve (rreth 100 mijë euro) si ndihmë financiare për sanimin e pasojave nga tërmeti në Shqipërisë.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, si ndihmë shtesë ndaj Shqipërisë tashmë janë dërguar ekipe të shpëtimit, të përbëra prej 30 ekspertëve të cilët do të marrin pjesë në aksionet e shpëtimit dhe ndihmës së parë për qytetarët në rajonet e prekura.

Në këtë ndihmë është përfshirë edhe një ekip i posaçëm me mekanizëm, i cili do të angazhohet në aksionet e koordinuara për shpëtim.

Sot, Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme, me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë 6,3 në thellësi 10 kilometra dhe më vonë me një magnitudë 5 në Kepin e Rodonit. Ndërkohë, pas goditjes së dytë janë shënuar mbi 100 goditje dytësore dhe situata mbetet ende aktive.

Si pasojë e dridhjeve të mëngjesit të sotëm, autoritetet shqiptare njoftuan se deri më tani jetën e kanë humbur të paktën 15 persona, qindra janë plagosur dhe 41 persona janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave.

Në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë qytetarët të përfshirë nga paniku kanë braktisur shtëpitë duke qëndruar në ambiente të jashtme, pasi janë regjistruar edhe lëkundje të tjera./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here