Tërmeti shkund Shqipërinë në të njëjtën ditë dhe të njëjtën orë si para dy vitesh

0

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e djeshme në Shqipëri, ku është ndjerë edhe në Tiranë.

Sipas EMSC-së, magnituda e tërmetit ishte 3.8 e shkallës Rihter.

Burime nga IGJEUM bëjnë të ditur se magnituda e tërmetit ka qenë 3.78e shkallës Rihter ndërsa epiqendra 6 km në jug të Klosit.

Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se thellësia e lëkundjeve ka qenë 10 km.

Vlen të theksojmë se para dy vitesh më (21.shtator 2019) në të njëjtën orë ka ndodhur lëkundja e fortë me rreth 4.9 ballë e cila më pas u pasua me lëkundjen tragjike të 26 nëntorit.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here