Testohet aplikacioni që synon gjurmimin e shpejtë të personave të infektuar nga COVID-19

0
5

Një aplikacion NHS që synon të gjurmojë përhapjen e koronavirusit është duke u provuar për herë të parë, ne Isle of Wight. Këshilli dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor do të jenë të parët që provojnë aplikacionin për gjurmimin e kontaktit, ndersa pjesa tjetër e ishullit që do të jenë në gjendje ta shkarkojnë atë nga e enjtja.

Nëse aplikacioni është i suksesshëm, ai mund të jetë i disponueshëm në shkallë vendi brenda disa javësh.

BBC shkruan se janë ngritur shqetësime për privatësinë, megjithëse ministrat thonë se aplikacioni është hartuar për të gjurmuar personat me koronavirus dhe për vjedhjen e të dhënave.

Aplikacioni synon të gjurmojë shpejt kontaktet e fundit të secilit që testohet pozitivisht me COVID-19.  Kjo është pjesë e strategjisë së qeverisë për të dalë nga bllokimi, i cili synon të ketë testime të gjera dhe gjurmim të kontaktit për të monitoruar dhe zvogëluar çdo shpërthim të mundshëm në vijim.

Nëse prova është e suksesshme, aplikacioni do të përfshihet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar deri në mesin e majit, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.

Ndërkohë, udhëheqësi i Punës Sir Keir Starmer ka bërë thirrje për një “konsensus kombëtar” në trajtimin e virusit, ndërsa Mbretëria e Bashkuar fillon fazën e rihapjes graduale.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here