Tetë lojtarë për më të mirin e vitit në Premier League, por mungon Cristiano Ronaldo

0

Fati i Premier League nuk është vendosur akoma. Manchester City dhe Liverpool janë në garë për titullin kur kanë mbetur vetëm dy javë nga fundi i kampionatit.

Kampionët në fuqi të City-t kryesojnë klasifikimin me 89 pikë, tri më shumë se Liverpool-i. Skuadra e Guardiola-s do të përballet me West Ham në transfertë dhe Aston Villa-n në shtëpi në dy ndeshjet e fundit, ndërsa ekipi i Klopp do të luajë në fushën e Southamtpon dhe do të presë në shtëpi Wolves.

Gara për titullin mund të përcaktojë edhe garën për çmimin e Lojtarit të Vitit në Angli, titull që mbahet nga qendërmbrojtësi i City-t, Ruben Dias. Premier ka publikuar emrat e tetë kandidatëve që janë në lojë për çmimin prestigjioz:

Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Jarrod Boëen (West Ham), Joao Cancelo (Manchester City), Kevin De Bruyne (Manchester City), Bukayo Saka (Arsenal), Mohamed Salah (Liverpool), Son Heung-min (Tottenham), James Ward-Prowse (Southampton).

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here