Thaçi në komisionin parlamentar për hetimin e dëbimit të pjesëtarëve të FETO-s

0
2
PRISHTINË (AA) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë për t’u përgjigjur në pyetjet e Komisionit Hetimor Parlamentar, por ai ka këmbëngulur vazhdimisht se komisioni në fjalë ka shkelur ligjin meqë ka angazhuar ekspert të huaj për hartimin e një draft-raporti, i cili sipas tij është "këshilltar dhe bashkëpunon" me Lëvizjen Vetëvendosja. ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Debati i Komisioni Hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, pjesëtarë të organizatës terroriste FETO, më 29 mars të vitit 2018, ka zgjatur më shumë se dy orë, por ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë për t’u përgjigjur në pyetjet e Komisionit Hetimor Parlamentar, por ai ka këmbëngulur vazhdimisht se komisioni në fjalë ka shkelur ligjin meqë ka angazhuar ekspert të huaj për hartimin e një draft-raporti, i cili sipas tij është “këshilltar dhe bashkëpunon” me Lëvizjen Vetëvendosja.

“Parlamenti duhet të ngrej një komision hetimor për ta hetuar komisionin tuaj”, tha Thaçi, i cili shtoi se eksperti në fjalë ka përdorur deklaratat e shefit të AKI-së, shefit të Policisë, si dhe të tjerëve.

Për këtë arsye, Thaçi tha se nuk dëshiron të intervistohet dhe të përgjigjet përballë dikujt që bisedën mund ta bartë në adresa jokompetente duke e keqpërdorur dhe keqinterpretuar atë.

Anëtari nga AAK i këtij komisioni, Muharrem Nitaj, tha se eksperti e ka përpiluar draft-raportin nga A deri në Zh, por ky nuk është akt i kryer, sepse sipas tij, do t’i nënshtrohet ekspertizës së komisionit dhe të kaloj ose të hedhet poshtë.

Debati ka devijuar shumë shpesh duke dalë nga tema dhe duke prekur temat e luftës së fundit në Kosovë, si dhe ato politike.

Kryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla, në fund tha se nuk ka kushte për të vazhduar intervistimi i Thaçit, i cili kërkonte llogari nga Komisioni për “shkeljen e nenit 21, pikës 2 të ligjit”.

Eksperti i huaj, siç u bë e ditur, ka punuar në një periudhë rreth katër mujore për hartimin e draft-raportit, i cili ende nuk ka kaluar nëpërmjet Komisionit./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here