Thirrja e Klosit: Hotelet dhe restorantet të aplikojnë për plazhet private

0
4

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u ndal sot në qytetin bregdetar të Durrësit për të shpjeguar mënyrën e re të aplikimit për stacionet e plazhit. Prioritet për të vendosur çadra dhe shezlonge do të kenë hotelet e më pas restorantet e mëdha.

“Hotelet që kanë vijën e parë në bregdet do të duhet të kenë prioritet për të marrë në shfrytëzim zonën e plazhit përpara hotelit të tyre. Më pas janë hotelet e vijës së dytë, ndërsa në zona ku nuk ka hotele siç është Hamallaj apo Gjiri i Lalzit lejet për plazhe private do t’i marrin restorantet me mbi 20 tavolina”, tha ministri.

Klosi demonstroi para kamerave një aplikim online në e-albania, duke treguar edhe mënyrën se si do të përzgjidhen fituesit.

“Për aplikimin mjafton nr i NIPT-it, vërtetimi i pronësisë, deklarata ku shënohen sipërfaqja. Mjafton të ngarkohen këto dokumente dhe sistemi elektronikisht kthen përgjigje. Më pas i miraton komisioni i ngritur me përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Shëndetësia. Pasi miratohet nga komisioni mund te kryeni pagesën sipas tarifave të vendosura nga Këshilli bashkiak i secilës bashki. Bëhet lidhja e kontratës me bashkinë, përgatiten beywatchet, vijëzimi dhe vazhdon puna“, deklaroi Klosi duke shtuar se “plazhet pranë zonave të banuara do të jenë publike”, pra pagesë për qytetarët.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here