“Ti nuk ke as burrëri dhe as fishekë”/ Spaho zbardh gënjeshtrat e Salianjit, mitralozit të ndryshkur

0

Deputeti demokrat Edmodn Spaho ka nxjerrë zbuluar Ervin Salianjin, i cili thotë se nuk ka asnëj ndarje në mbledhjen e kryesisë së PD-së në Korçë dhe Maliq.
Spaho e quan mashtrues Salianjin dhe i radhit faktet, duke hedhur poshtë një nga gënjeshtrat e tij.

“Bishti i qenit bisht qeni mbetet. Mashtron një herë dhe pastaj nuk i ndahesh dot mashtrimit gjithë jetën.

Në mbledhjen e mitrolozit në Degën e Korçës nga 62 anëtare që ka Kryesia e Degës, kanë qenë prezent rreth 30 persona në sallë.

Them persona pasi sikurse e konfirmojnë edhe drejtues të Degës së Korçës, mbi 10 veta janë miq e shokë të mitralozit dhe nuk kanë të bëjnë me Kryesinë e Degës.

Mund ti numëroni në fotografitë që ka publikuar mitrolozi dhe që kujdeset ti marrë nga kurrizi që të mos dallohen fytyrat.

Për kryetarët e grupseksioneve që kanë qenë në mbledhje, nëse mitrolozi dëshiron, mund ti jap listën emër për emër.

Dega Korçë ka 22 grupseksione në qytet, 10 në fshat dhe 1 në Pustec, gjithsej 33 grupseksione.

Mesatarisht çdo grupseksion ka 8-10 delegatë. Nga 33 kryetarë grupseksionesh vetëm 12 prej tyre ishin në mbledhje, 21 të tjerë nuk kanë marrë pjesë.

Nga 12 kryetarë që ishin në mbledhje, nja katër do i lënë leckat mitrolozit dhe do vijnë në Kuvend në 11 Dhjetor sëbashku me delegatët e grupseksioneve të tyre.

Kush është i zoti në aritmetikën elementare, i bën llogaritë se sa delegate nga Korça do vijnë në 11 Dhjetor, në Kuvend. Ama jo 7 x 7 bëjnë 47”, shkruan Spaho në një reagim të gjatë ne rrjete sociale.

Sipas tij, akoma më tragjike e ka mitrolozi gjendjen në vendlindjen e tij, në Degën Maliq.

“Në takimin e kryesisë që u përpoq të organizojë i erdhën vetëm 13 vetë. Nga këta, 6 i kishte kundër, 4 pro dhe 3 nuk diskutuan.

Nga 10 kryetarë grupseksionesh që ka Dega Maliq, në takim ishin vetëm 3. Nga këta 3 që shkuan në mbledhje, 2 kanë firmosur formularin për Kuvendin në 11 Dhjetor. Vetëm babai i mitrolozit nuk ka firmosur.

Në total nga 10 kryetarë grupseksionesh në Maliq, 9 prej tyre sëbashku me delegatët e grupseksioneve që drejtojnë, do jenë në Tiranë me 11 Dhjetor.

Mitroloz lufta do burra por do dhe fishekë. Ti fishekë nuk ke, vetëm bën zhurmë. Për burrërinë ç’të të them?

Mirupafshim në 11 Dhjetor. Të presim të vish në Kuvend”, shkruan më tej Spaho./CNA.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here