TIKA mbështetje festivalit që gjallëron trashëgiminë historike në Kroaci

0

TIKA mbështetje festivalit që gjallëron trashëgiminë historike në Kroaci

Kryesia e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), jep mbështetje për festivalin Tarda, i cili synon gjallërimin e historisë dhe kulturës turke në lindje të Kroacisë.

Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga TIKA, bëhet e ditur se festivali u mbajt në ambientet e kështjellës Esterhazy në qytetin Darda të Kroacisë, nën organizimin e shoqatës Dolla për turizmin rural dhe nën sponsorizimin e bashkisë Darda, TIKA-s dhe Institutit “Yunus Emre”.

Kryetari i bashkisë Darda, Anto Vukoje, në fjalimin në hapjen e festivalit Tarda duke shprehur falënderimet për mbështetjen e dhënë nga TIKA, ka theksuar se festivali i cili këtë vit mbahet për të dytën herë synon të rikujtojë unitetin historik i cili ka vazhduar përafërsisht 200 vite mes Turqisë dhe Kroacisë.

Ndërsa drejtori i Institutit “Yunus Emre për Zagrebin, Nurullah Yavas, është shprehur se në kuptimin kulturor synojnë intensifikimin e marrëdhënieve Turqi-Kroaci ku dhe për këtë arsye kanë mbështetur këtë festival.

Koordinatori i TIKA-s në Zagreb, Hasim Koç, ka deklaruar se dëshirojnë të konkretizojnë marrëdhëniet miqësore aktuale mes dy vendeve duke ndërtuar një park tematik miqësor në të ardhmen në zonën ku ndodhet festivali.

Aktivitete të ndryshme janë mbajtur gjatë festivalit nëpërmjet të cilit synohet rritja e atraksionit turistik në rajon dhe për të shpjeguar elementet e kulturës dhe historisë turke.

Në kuadër të festivalit janë zhvilluar aktivitete prezantuese në lidhje me kulturën dhe historinë turke, atelie të punimeve me qeramikë, etj.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here