TIKA vijon të zgjasë dorën e ndihmës për të prekurit e tërmetit në Tiranë e në rrethe

0
5

Agjencia e bashkëpunimit dhe e koordinimit, TIKA, që prej ditës së parë të tërmetit ku 52 persona humbën jetën, qindra të plagosur mbetën të dëmtuar si dhe plot banesa u shpallën të pabenueshme për shkak të dëmtimeve të tërmetit fillestar dhe paslëkundjeve, ka qenë pranë banorëve me ndihmë materiale gjatë gjithë këtyre ditëve.

Vetëm ditën e sotme u realizua shpërndarja e gjithsej 700 paketave ushqimore dhe batenijeve në zonat e Prezës, Bubqit, Kamzës dhe Tiranës.

Kujtojmë se në etapën e parë të ndihmave të TIKA-s u shpërndanë 500 pako ushqimore me produkte oriz, vaj, fasule, sheqer, makarona, miell dhe produkte të tjera, si dhe 500 batanije.

E në vijim TIKA shpërndau 1.500 batanije dhe 1.500 pako ushqimore për familjet që janë prekur nga tërmeti.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here