“TIMS-i u sulmua nga brenda”/ Peleshi i kthehet opozitës: Po bëni lojën e një fuqie të zezë, kërkoni destabilitetin e vendit!

0

“Po bëni lojën e një fuqie të zezë”- kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në adresë të opozitës, duke e akuzuar këtë të fundit se po kërkon destabilitetin e vendit.

Nga foltorja e Kuvendit, Peleshi u shpreh se sa i përket dixhitalizimit vendi ynë është i pari në Ballkani Perëndimor me 95% të shërbimeve të dixhitalizuar.

“Po bëni lojën e një fuqie të zezë. Ky është synimi juaj greva dhe destabilitet. I kërkoni llogari qeverisë shqiptare se pse nuk kemi qenë imun 100% ndaj një sulmi nga një domain i ri ndërkohë që kemi bërë shumë përparime në fushën dixhitale. Duhet të përgatitemi. Nëse e ke të sinqertë pyetjen se çduhet të bëjë opozita atëherë, mos i nxini faqen Shqipërisë. Në fushën dixhitale jemi e para në Ballkanin Perëndimor, kemi dixhitalizuar 95% të shërbimeve dhe kjo ka dhe riskun e ruatjes së këtyre të dhënave. Ky sulm na ka bërë më të ndërgjegjësuar. U tha këtu se të dhënat u morën pasi patronazhistët kishin lënë një “derë hapur”, si mujnd të thoni broçkulla nga kjo foltore. Nuk janë të zakonshme se krijojnë destabilitet”- tha Peleshi.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here