Tiranë/ I vunë zjarrin agjencisë së trajtimit të pronave, dy në pranga

0

zjarr-2

Dy persona janë arrestuar në kryeqytet pasi i kanë vënë zjarrin një godine në kryeqytet orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Më datë 14.09.2017, rreth orës 03:05, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në godinën e Agjensisë së trajtimit të pronave ka rënë zjarr në katin e katërt të saj,ku nuk ka patur dëme në njerëz,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Nga shërbimet e policisë janë arrestuar për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr” dhe “Shpërdorim detyre”, shtetasit e mëposhtëm ( me detyrë funksionale roje godine) :

– Skënder Hysa, 62 vjeç banues në Tiranë.

– Sokol Hamitaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Vazhdon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore te autorëve të zjarrëvënies

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here